Edhe eurodeputetja Lunaçek shtyn Kosovën drejt Olimpiadës

Edhe eurodeputetja Lunaçek shtyn Kosovën drejt Olimpiadës
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek është duke u angazhuar për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike, që do mbahen gjatë kësaj vere në Londër.

Në amendamentin, të cilin e ka dorëzuar në Rezolutën e PE-së për Kosovën, dhe të cilin agjencia serbe ”Tanjug” ka mundur të marrë nëj kopje, Lunacek ka treguar për rëndësinë e “avancimit të raporteve të Kosovës dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare, të cilat merren me kulturën dhe ruajtjen e trashëgimisë, si dhe pjesëmarrjen në organizatat sportive”.

Zëdhënësi i eurodeputetes Lunaçek, Volfgang Mahrajh i ka thënë ”Tanjug” se Rezoluta për Kosovën do të diskutohet këtë javë.

Lunaçek në amendamentin e saj të paraqitur veçmas, i ka bërë presion indirekt Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, për mundësimin e pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike të Londrës.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël