Mediu bën lapsusin: Nuk do falim manipulimin e zgjedhjeve! 25 qershori (në vend të 25 prillit) datë e rëndësishme

Kreu  i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat në zonën e Kamzës. Mediu akuzoi Ramën se po pengon integrimin e vendit në BE. Mediu tha se tentativa për manipulim votash është e pafalshme për cdo politikan.

“Ajo që është akoma edhe më e rëndë në situatën e sotme, përveç varfërisë dhe problemet me sigurinë e jetës, është që Edi Rama na është vendosur përballë në një nga qëllimet tona më të mëdha historike, është bërë pengesa e të gjithë shqiptarëve për tu bërë pjesë e BE. Edi Rama në mënyrë të qëllimshme po e largon Shqipërinë nga BE, sepse BE do të thotë standarde, shtet, insitucione, do të thotë ligje të drejta, kurse Rama nuk është i interesuar për shtet, sepse e ka shkatërruar atë, nuk është i interesuar për institucione, sepse për të nuk ekziston institucion përvec interesit të tij, nuk është i interesuar për qytetarët sepse po të ishte, do të kishte së paku një brejtje të vogël ndërgjegje për largimin masiv të qindra të rinjve e të rejave, profesionistëve të këtij vendi, pjesën më aktive të shoqërisë e cila është larguar jo thjesht në emigracion, por për shkak të mungesës së shpresës dhe besimit këtu në Shqipëri.

Ky largim masiv i shqiptarëve do të kthehet në problem jo të vogël social, ekonomik, politik, prandaj nëse duam të jemi pjesë e BE nuk është ideja sesi do të shkojmë politikisht në Bruksel, cështja është si do i ndërtojmë standardet në vendin tonë. Europa për ne është mundësi për të punuar, për të zhvilluar ekonominë tonë familjare dhe kombëtare, do të thotë të kemi dinjitet kudo që të shkojmë. Ajo që nuk mund t'i falet asnjë politikani është kur fut dorën dhe përpiqet të manipulojë votat e qytetarëve sepse liria bazë është liria për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur.” tha Mediu.

Por as ai nuk i shpëtoi dot lapsuseve.

"Është shumë e rëndësishme që 25 Qershorin ta shohim si një moment të rëndësishëm për veten tonë në rradhë të parë, se cdo gjë që bëjmë, e bëjmë për familjen tonë, për vendin tonë”, tha Mediu, duke ngatërruar 25 prillin me 25 Qershorin.

Të njëjtën ngatërresë e bëri edhe kreu i Demokratëve disa ditë më parë.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KRIMINELI: 07/11/2020 13:06

    KY KRIMINELI JEVGJIT FATMUT MEKAKA DUHET TË ISHTE NË BURG KY JEP DEKLARATA. O ÇFAR TMERRI KA SHQIPRIA.

    Përgjigju
  • gjethja e thate e fikut: 07/11/2020 10:54

    u ka njel sahati dhe i vret ndergjegja per 25 qershorin 2019

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak