Edhe ish-kryeministri Italian Silvio Berluskoni ka rënë pre e përgjimeve nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Amerikane.  
       
Duke cituar një raport nga Wikileaks, gazeta italiane La Republika shkruan se telefonatat e ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni me bashkëpunëtorët e tij, apo edhe biseda me udhëheqësit e tjerë politikë, janë përgjuar nga NSA.
 
Në materialin e publikuar flitet për një përgjim në takimin e 22 tetorit 2011 mes Berluskonit, ish-presidentit francez Nikola Sarkozi dhe Kancelares gjermane Angela Merkel.   
 
Në takimin e përgjuar, Sarkozi i thotë Berluskonit se institucionet financiare italiane mund të kapitullojnë shumë shpejt dhe se nuk mjaftojnë më fjalët por duhet vepruar.
 
Nisur nga kjo situatë Ministria e Jashtme italiane thirri ambasadorin e SHBA-ve në Romë për të kërkuar sqarime. 

Edhe kryeministri Italiane Mateo Renzi ka deklaruar se do të kërkojë informacione zyrtare në lidhje me këto përgjime.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)