Edhe kryeministri Gruevski sot
në Tiranë për Forumin e Vienës

Edhe kryeministri Gruevski sot<br />në Tiranë për Forumin e Vienës
TIRANË - Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski ka konfirmuar se do të vizitojë Tiranën për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vienës që mbahet të enjten në kryeqytetin shqiptar.
 
Kreu i qeverisë maqedonase pritet të mbërrijë në Shqipëri pasditen e të mërkurës ndërsa në axhendën e tij janë parashikuar takime me krerët më të lartë të shtetit.
 
Konfirmimi për mbërritjen e gruevskit në vendin tonë u bë edhe nga kryeministri Rama gjatë konferencës që mbajti me homologun serb Aleksandar Vuçiç.
 
“Mbrëmë kemi marrë konfirmimin e Gruevskit për të qenë këtu, plotësohet numri i gjithë kryeministrave që ne kemi ftuar për të qenë të pranishëm në takimin e nesërm”, u shpreh Rama. 

Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe kreu i qeverisë serbe Aleksandar Vuçiç, i cili në ditën e parë të vizitës zyrtare këtë të mërkurë takon krerët politikë të vendit.

Në këtë forum ekonomik nuk do të jetë kryeministri grek Aleksis Tsipras i cili ka zgjedhur të refuzojë vizitën në Tiranën zyrtare për shkak të marrëdhënieve që së fundi janë tensionuar mes dy vendeve në lidhje me kërkimet për naftë në detin Jon. 

Edhe konfirmimi i vizitës së Gruevskit vjen në një kohë kur Maqedonia ndodhet në krizë politike pas shpërthimit të skandalit të përgjimeve dhe pas sulmit të armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

'Europa duhet të marri përgjegjësi për paqen e saj', Viktor Orban në konferencë me Ramën: Nuk duhet të presim amerikanët!

'Europa duhet të marri përgjegjësi për paqen e saj', Viktor Orban në konferencë me Ramën: Nuk duhet të presim amerikanët!