Edhe Kurveleshi si Lazarati, në
"mbrojtje" të drogës me armë!

Edhe Kurveleshi si Lazarati, në<br />
TEPELENE -  Fshati i Lazaratit, duket se nuk është i vetmi që “mbron” drogën me kundërpërgjigje të forta ndaj policisë. Një e tillë ka ardhur edhe gjatë ditës së djeshme nga banorët e komunës së Kurveleshit në Tepelenë, ku aksioni i bluve për të asgjesuar parcelat me kanabis, ka hasur në rezistencë, me të shtëna me armë, thyerje të xhamave të makinave të policisë dhe bllokimin e rrugës.
 
Sipas policisë së Tepelenës, një grup personash në hyrje të fshatit Lekdush, kanë kundërshtuar me dhunë policinë duke thyer me mjete të forta xhamat e makinës së policisë. Më pas kanë bllokuar me inerte rrugën dhe kanë qëlluar me armë zjarri për të penguar forcat e policisë për të mos vazhduar operacionin.
 
Në ndihmë të policisë kanë shkuar dhjetëra forca të drejtorisë Gjirokastër, reparti RENEA dhe Delta Force, duke mundësuar hapjen e rrugës. Pas kësaj ngjarjeje kontrolli masiv ka vijuar në të gjithë territorin me kontrolle në banesa ku u sekustruan 3 automjete me të cilat kanë lëvizur personat e armatosur. Tetë persona kanë rënë në pranga si autorë të dyshuar të këtij sulmi me armë ndaj policisë dhe bllokimit të rrugës.
 
Gjatë operacionit të së premtes Policia asgjësoi 3550 fidanë kanavis në zonën e ish minierës së fosforit në komunën Kurvelesh, ndësa superaksioni antidrogë vijon në zonën e jugut.

TE ARRESTUARIT
M.Kurra
S.Mema, për vrasje në rrethana të cilësuara, mbetur në tentativë
 
D.Qendro
E.Lusha
K.Sulmataj
D.Majko
G.Nerguti
N.Muca - për organizim të grumbullimeve të paligjshme me pjesmarrje të personave të armatosur
 
Gjithashtu për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona