Pas formimit të shumicës së re, partitë parlamentare do t’i rikthehen ndryshimit të modelit zgjedhor. Këtë e konfirmojnë shumica e partive, të cilat në zgjedhjet e 15 korrikut siguruan mandate në Kuvend. Aleanca për Shqiptarët është duke punuar me grupin e ekspertëve për ndryshim të modelit zgjedhor me lista të hapura.
Aleanca për Shqiptarët shprehet se “Jemi duke punuar me intensitet në grupe ekspertësh për ndryshim të modelit zgjedhor në lista të hapura dhe 8 njësi zgjedhore, përkatësisht numri i njësive të korrespondojë me zonat rajonale për zhvillim të barabartë”.
VMRO-DPMNE-ja kishte kërkuar model me 120 njësi. Për modelin aktual konsideron se ka shumë anomali.
“Është shumë herët të diskutohet që tani për ndryshimin e modelit zgjedhor, por ajo që duhet theksuar është se modeli aktual ka shumë anomali të cilat duhet anashkaluar”, tha VMRO-DPMNE
BDI nuk ka qëndrim. Në propozimin e fundit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, BDI ishte kundër një njësie zgjedhore. Grupi parlamentar kishte propozuar mijëra amendamente.
Nga LSDM thonë shkurt se mbeten në qëndrimin për një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe prag minimal, ndërsa në kuadër të ndryshimit të Kodit Zgjedhor, nuk përjashtojnë mundësinë e heqjes së formatit teknik të Qeverisë.
Iniciativa e fundit në Kuvend për ndryshim të modelit zgjedhor nuk kishte kaluar filtrat parlamentar për shkak të mungesës së konsensusit politik dhe numrit të madh të amendamenteve të propozuara nga BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. Në mbështetje të konsensusit formalisht ishte deklaruar edhe presidenti Stevo Pendarovski. Reforma dhe shqyrtimi i modelit zgjedhor e kishte rekomanduar edhe OSBE-ODIHR-ja. /Alsat
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02
-
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
23 Janar, 15:10
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”
13 Janar, 19:45
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04