Edhe militantët votojnë Komisionin Drejtues të Kuvendit Kombëtar të Berishës! Miratohet me duatrokitje kur në stadium janë 10 mijë militantë dhe 5 mijë delegatë

Në Kuvendin e Partisë Demokratike të thirrur nga Sali Berisha është votuar Komisioni Drejtues  i Kuvendit. Edhe pse sipas organizatorëve bëhet fjalë për rreth 5000 delegatë të pranishëm Komisioni është votuar edhe nga militantët, duke mos u kuptuar se kush është delegat dhe kush jo.

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, thirri votim pasi lexoi emrat dhe të gjithë votuan me duatrokitje dhe thirrje. Ky lloj votimi me duartrokitje apo me ngritje dore është i pranueshëm vetëm në një situatë kur në sallë janë të pranishëm vetëm delegatët por në stadium janë rreth 5 mijë delegatë. 

Komisioni

Albana Vokshi, kryetare e LDG

Ervin Minarolli, sekretar organizativ i PD

Ivi Kaso, sekretar zgjedhor i PD

Edmond Spaho, ish-nënkryetar i PD

Belind Këlliçi, kryetar i FRPD- drejtues i komisionit

Sekretariati

Minushe Lazaj

Nade Daullja

Ledio Nuraj

Belind Këlliçi u shpreh se do të jenë 72 përfaqësues të zgjedhur për të verifikuar të gjithë delegatët përmes kodit unik.

“Sekretariati teknik do të kryejë verifikimin e të gjithë delegatëve përmes kodit unik përmes teknologjisë që mundëson në kohë reale pjesëmarrjen e delegatëve për transparencë të plotë” tha ai.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Berishës si miting, miraton Statutin e ri të PD! Delegatët votojnë me ngritje dore, si u numërua vullneti i 4934 personave?! Basha shkarkohet me 4446 vota, vetëm 36 kundër


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak