Edhe në Itali ka një ''Lazarat''
ja fushat ku lulëzon marijuana

Edhe në Itali ka një ''Lazarat''<br />ja fushat ku lulëzon marijuana
Jo vetëm Shqipëria ka Lazarat por edhe në Itali lulëzojnë fushat e gjelbërta me marihuanë. E përditshmja italiane La Repubblica përshkruan fushat ku lënda narkotike ka pushtuar zona të tëra. Në Kalabri por edhe në Sicili dhe Sardenjë prodhohet bari më i mirë Italian i cili krahasohet me atë shqiptar ndërsa ai hollandez është 4 herë më superior. E përditshmja përshkruan edhe hartat kryesore të prodhimit të drogës.

Organizata më e famshme kriminale italiane Ndragheta është kultivuesi i parë i drogës. Sipas autoriteteve italiane rreth një e treta e marihuanës dhe hashashit Made in Italy prodhohet në Kalabri. Më provincën e Vibo Valentina e cila ka vetëm 163 mijë banorë në vitin 2015 u asgjesuan rreth 15.519 rrënjë kanabis, në Reggio Calabria u asgjesuan rreth 13.132 rrënjë. Për të gjetur zona të tilla karabinerët duhet të kërkojnë natën me helikopter, e pas ii identifikojnë gjurmojnë me hapa të shpejtë e të fshehta.

Plantacionet e kapura me anë të dronëve janë 20 përqind të kultivuara vetë. Operacione të ndryshme kanë ccuar në shkatërrimin e grupeve të vogla kriminale, dhe të rreth 4 milionë plantacioneve.

Në Filogaso, në provincën e Vibo, dy mijë fusha prodhuan 1 ton marihaunë në vit., të cilat u shkatërruan. Territoret janë të mëdha si fusha futbolli dhe të ndara në largësi.
Në Kalabri por edhe në Sicili dhe Sardenjë prodhohet bari më i mirë Italian i cili krahasohet me atë shqiptar ndërsa ai hollandez është 4 herë më superior. 

Zona e dytë e marihuanës është Sicilia. Vitin e shkuar në zonë u shkatërruan 23.984 fusha. Sekuestri i fundit në Calatafimi Segesta vlente 35 milionë euro. 

Në jug u zbuluan 68 për qind të sekuestrimit. Toskana është një zonë ku ka përhapje të gjerë të kanabisit kryesisht në zonën e Massa dhe Prato. Në Romë, 3292 plantacione u shkatërruan në 2015.

Ndërsa zona më e mirë për të kultivuar marihuanën dhe hashashin mbetet Sardenja. “Kushtet e favorshme klimaterike e bëjnë më të lehtë kultivimin e lëndës narkotike e madje me cilësi më të mirë”, shprehet Ballero, drejtor i kopshtit Botanik.
 
Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen