Edhe në Kosovë, 250 mijë euro
për vrasjen e deputetit Xhavit Haliti
Akuzat dhe dëshmitë për vrasje deputetësh tashmë ndodhin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave përmes një dëshmie në formë deklarate të shkruar theksohet se janë paguar 250 mijë euro për vrasjen e deputetit Xhavit Haliti, i cili ka qenë edhe nënkryetar i Parlamentit.
PRISHTINE - Akuzat dhe dëshmitë për vrasje deputetësh tashmë ndodhin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Në një kohë që opinioni publik në vendin tonë është tronditur nga akuzat e deputetit Tom Doshi, një rast i ngjashëm raportohet edhe në Kosovë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave përmes një dëshmie në formë deklarate të shkruar theksohet se janë paguar 250 mijë euro për vrasjen e deputetit Xhavit Haliti, i cili ka qenë edhe nënkryetar i Parlamentit.
Sipas mediave kosovare, duke cituar deklaratën në fjalë nënvizohet se për vrasjen e Xhavitit ka paguar shumën e parave Ibrahim Kelmendi, ndërsa ekzekutimi do të duhej ta kryente Florim Ejupi.
Dëshmia ka ardhur nga një person që pretendon se ka qenë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në disa vrasje, kërcënime, shantazhe e rrembime, i cili është treguar i gatshëm të dëshmojë edhe para Prokurorisë për këtë që ai e ka quajtur plan.
Dëshmitari i ka telefonuar Halitit, duke i kërkuar falje paraprakisht se ka qenë pjesë e këtij grupi. Pasi i ka treguar për këtë plan Halitit, ai e bërë dëshminë e tij edhe përmes një deklarate.
(Në foto: Ibrahim Kelmendi i akuzuar se ka paguar per vrasjen e Xhavit Halitit)Mediat kosovare bëjnë të ditur se deklarata në zyrën e Kryeprokurorit Sylë Hoxha, është dorëzuar nga vetë Xhavit Haliti. Dëshmitari ka dhënë të paktën dy arsye se pse Ibrahim Kelmendi donte ta eleminonte Halitin në vitin 2003.
E para, sipas dëshmitarit, kishte të bënte me pretendimin se Kelmendi duhej të ishte në vend të Hashim Thaçit, por Haliti nuk e kishte lejuar një gjë të tillë. E dyta, sipas tij, kishte të bënte me një shumë parash të fondit “Vendlindja thërret” për tërheqjen e të cilave kishin autorizim vetëm Kelmendi, Haliti dhe një person tjetër.
Haliti ka thënë se këtë deklaratë e ka dërguar në Prokurori, duke kërkuar zbardhjen e këtyre pretendimeve, ndërsa Kelmendi e ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 17:55
Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?
-
Fiton Shqipëria
87.9%
-
Barazim
6.1%
-
Fiton Andorra
6.1%
Vota total: 33
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga pista, arsyeja do t’iu befasojë
24 Mars, 17:47
-
Greqi/ Shqiptari ishte kthyer në ‘terrorin’ e hoteleve, arrestohet 37-vjeçari! PAMJET kur kërcënon punonjësit dhe grabit me pistoletë lodër! 5 sulme në seri, i gjendet dhe drogë
24 Mars, 17:44
-
‘E lashë Amerikën pas 17 vitesh, atje vetëm punë’, qytetari nga Saranda: Këtu bëj 15 herë pushime në vit, jetë sipas qejfit
24 Mars, 17:40
-
6 ushqimet që forcojnë shëndetin e zemrës
24 Mars, 17:31
-
‘Lista e Shkodrës me anonimë’/ Kandidatët e rinj të PS dhe PD debat në studion e Report Tv, Kopliku: Do luftoj të fitoj edhe pse në listë të hapur, Bashaj: Do provoj veten
24 Mars, 17:27
-
Kreu i delegacionit rus në Riad: Bisedimet me SHBA-në po vazhdojnë në mënyrë kreative
24 Mars, 17:23
-
'Mos i besoni Putinit', armatoset Gjermania, zhvillon stërvitje në vend të fshehtë
24 Mars, 17:17
-
Formacioni/ Sylvinho përzjen ‘kartat’, kundër Andorrës shumë ndryshime dhe skemë 4-3-3
24 Mars, 17:15
-
Rama inspekton sheshin e ri 'Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër: Ky i ka hije Çeços dhe gjirokastritëve! Në funksion të plotë, parkim nëntokësor e identitet arkitektonik (VIDEO)
24 Mars, 17:06
-
Tarifat doganore të Trump ndaj Evropës, Komisioneri i Tregtisë së BE-së nesër në Uashington
24 Mars, 17:03
-
‘T’u fjet gjumë futëm Shqipërinë në NATO dhe hoqëm vizat me BE’, Basha i përgjigjet Ramës: U ‘zgjove’ ti dhe u mbushën burgjet me shokët e tu (VIDEO)
24 Mars, 17:00
-
Begaj niset për vizitë zyrtare në Austri, takim me homologun austriak dhe shqiptarët që jetojnë atje
24 Mars, 16:55