Cristiano Ronaldo ka “humbur” një nga të preferuarit e tij, veturën e dashur Lamborghini. Mediat spanjolle komentojnë se vetura e Ronaldos, një model luksoz i markës italiane Lambroghini është dëmtuar në një rrugë të qendrës në kryeqytetin iberik.

Mjeti super i shpejtë "Lamborghini Aventador" është dëmtuar në qytetin e Madridit dhe është kapur me vinç për tu larguar nga parkingu që ndodhej. Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti rrugor por dëmtimet e tij janë të pashmangshme.

Lamborghini i Ronaldos i blerë për 350 mijë euro për disa ditë do ta lërë Ronaldon të “vetmuar” pasi thuhet se i nevojiten disa rregullime që mund të kalojnë shifrën 50 mijë Euro.