Edhe një ditëlindje në Hagë, Hashim Thaçi mbush 55 vjeç! Rama: Është i marrë peng nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare

Edhe një ditëlindje në Hagë, Hashim Thaçi mbush 55 vjeç! Rama: Është i marrë peng nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare

TIRANË- Hashim Thaçi edhe një tjetër ditëlindje po e feston në Hagë!

Ish-presidenti i Kosovës, sot mbush 55 vjet. Në ndryshim nga e kaluara, kur ai festonte pranë familjes, edhe një vit tjetër ai është i mbyllur në qeli ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Megjithatë në këtë ditë të veçantë, nuk kanë munguar urimet nga miqtë e tij, një prej të cilëve edhe kryeministri Edi Rama. Ai thotë se është mësuar që sivëllaut të tij t’ia urojë ditëlindjen me telefon siç bën prej shumë vitesh, por shton se është penguar për shkak se Thaçi është marrë peng nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare për rrethana që tashmë njihen. 

Fakti që nuk ia uroi dot ditëlindjen që në mëngjes, për Ramën e ka një arsye.

 “Sot ka qenë një ditë e vrenjtur edhe brenda meje. Zakonisht në këtë ditë të vitit jam mësuar, prej vitesh, t’i uroj ditëlindjen sivëllait tim, Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Dhe pengesa për t’ia uruar ditëlindjen një njeriu të dashur, të gjallë e të marrë peng në rrethana të njohura, jo nga forca të errëta e të panjohura, po nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare, ka gjithë ditën që më rri mbi kokë si boshllëk i zymtë, thithës e lodhës. Nuk desha ta bëj në mëngjes një urim digjital me foton e me fjalët që i thuhen dikujt që edhe mund ta marrësh në telefon, nuk e di, një ngërç në fyt më pengoi, një si inat prej pafuqisë ma ndaloi. As e kam dot idenë nëse sivëllau im do të mund t’i lexojë sot këto rreshta, që as urim nuk janë edhe pse urimin që të jetojë sa malet e Shqipërisë unë po e bëj, por di me siguri që në këtë ditëlindje të Hashim Thaçit kam tërë ditën që më rri si gozhdë e ngulur në tru pyetja: A e dinin vallë ata, miqtë tanë të mëdhenj që e lindën atë gjykatë, se historia e saj do të zhvillohej kështu, kaq zymtësisht e padrejtë me njerëz që luftuan për lirinë e popullit të tyre dhe me vetë Kosovën?! Kam frikë se të vërtetën për këtë s’kam për ta marrë vesh kurrë. Po ndoshta këtë frikë e kam nga vranësira brenda meje që s’ia urova dot ditëlindjen Hashimit me telefon, siç jam mësuar prej shumë vitesh”, shkruan Rama.

Që nga nëntori i vitit 2020, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqit, gjenden në paraburgim në Hagë pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Kjo është ditëlindja e tij e tretë që po feston në Hagë. 

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 24/04/2023 19:38

    I uroj edhe 100 ketij figure

    Përgjigju
  • Anea: 24/04/2023 19:36

    Uroj me shpirt qe te liroheni sa me shpejt nga burgu dhe te festoni cdo ditelindje afer familjes

    Përgjigju
  • tini: 24/04/2023 19:33

    edhe ti o rama ne hage e ke vendin se donit te shkembenit teritore me serbine,,, ,

    Përgjigju
  • Ani: 24/04/2023 18:40

    Edhe 100 vjec kryetar

    Përgjigju
  • Soni: 24/04/2023 18:36

    Edhe 100 vite te lumtura per komandant thacin

    Përgjigju
    • Arbëri: 24/04/2023 22:00

      Kurr nuk ka qenë komandant në luft ai tradhtar, por ka qen officer UDB-e serve dhe bashkpuntor i sigurimit famkeq francez një sojë sikur është Edvin shkjau shqipfolës që u shkollua në Franc per ta shkatrruar Shqipërin, duger që njeriu të jet i verbuar sot (në tru) bese nuk e shefë se ç’far është duke i bër kombit shqiptarë ky tradhtar…!

  • Toni: 24/04/2023 18:34

    Urojme qe te lirohet sa me shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi