Lumi 'Gjanica' në Fier është drejt rehabilitimit dhe transformimit urban. Përgjatë vijës së lumit janë shembur shumë ndërtesa pa leje ndërsa shtrati i lumit është zgjeruar dhe anash tij janë vendosur bordura mbrojtëse.
Së fundmi ka qenë kryeministri Rama që ka shpërndarë disa foto krahasuese se si ka qenë situata më parë në këtë lum dhe se si është bërë tani. Duke e konsideruar si lumin e 'Lanës' në Tiranë, ku kryeministri Rama mbahet mend se ishte ai që rregulloi situatën duke shembur banesat pa leje, njofton se edhe pak ka mbetur që edhe Fieri të shpëtojë nga përmbytjet pas çdo shiu.
"EDHE PAK...dhe e kaluara e shëmtuar e Fierit, me “Lanën” e tij si hekurudhë ndërtesash pa leje, me përmbytjet pas çdo shiu e me erën e rëndë të papastërtive, mu në qendër të qytetit, do t’ia ketë lënë vendin një hapësire të re publike për të gjitha moshat" shkruan Rama.
'Edhe pak Fieri shpëton nga përmbytjet pas çdo shiu...', Rama publikon fotot e transformimit të lumit
Komento
Rilindja urbane e qyteteve shqiptare eshte vepra me madhore e Rames dhe ne ane te kundert PPP e dyshimta Megjithate qytetet kane nderruar pamje ne menyre ideale.
PërgjigjuAi qe don te punoje punon. Bravo
Përgjigjusuper fare. vetem te mirembahet. qytet me hapesire publike. vazhdoni pa u ndalur.
Përgjigju