=Edhe pse e ka mbajtur hermetike lidhjen e tyre, pjesëmarrja e Oltës në "Big Brother" e ktheu Dorin në shumë të përfolur.
E më në fund Dori ka thyer heshtjen dhe ka folur para pak ditëve për "E diell" në një bisedë telefonike, por ajo është transmetuar sot.
I pyetur rreth lojës së Oltës, ai u shpreh se disa situata e kanë detyruar atë të dalë si "e keqja", por në këtë pikë e ka përmirësuar lojën e saj.
Ndërsa banori i tij i preferuar është Armaldo. Sa për Luizin, ai u shpreh se nuk ka nevojë për fjalë fakti që, Luizi është i përkryer për atë lojë.
Dori u pyet gjithashtu edhe për aludimet e shumta në rrjet, përmendim këtu rastin e letrës që ai i dërgoi Oltës për Shën Valentin brenda shtëpisë. Dori tha se e ka shkruar ai vetë letrën.