Kryeministri i Marokut, Saadedine Othmani me anë të një postimi në Twitter ka konfirmuar edhe njëherë se vendi i tij nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Në statusin e tij, Othmani shkruan se gjatë asamblesë së Përgjithshme të Kombeve ai ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollin.

Gjatë pushimit me delegacionin tim një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij. Ne nuk kemi diskutuar marrëdhëniet bilaterale as vazhdimin e kontakteve. Pozita e Marokut është e njëjtë. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëveshje me të.

Saadedine Othmani, kryeministër i Marokut

Postimi i kryeministrit maroken