Duke marrë shembull nga Akademia Politike e Partisë Socialiste, edhe Partia Demokratike do të trajnojë deputetët e saj të “rinj”.

Në fakt nëse shohim listën e deputetëve të PD, vetëm 13 ligjvënës demokratë janë për herë të parë në atë detyrë, dhe as në moshë e as në angazhim politik pranë partisë së tyre, nuk mund të cilësohen si të rinj.

Fjalën hapëse do ta mbajë Sali Berisha, i cili do të shpalosë teoritë e tij të suksesshme mbi politikbërjen, ndërsa më pas do të flasin Thomas Kunze, shef i zyrës së Konrad Adenauer (KAS) në Tiranë, dhe Gazmend Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së.

DEPUTETË PËR HERË TË PARË NGA PD
Gjin Gjoni
Arjan Ndoja
Manjola Luku
Artan Luku
Kliti Hoti
Zija Ismaili
Denisa Vata
Bledi Himçi
Klodiana Çapja
Ivi Kaso
Fidel Kreka
Besart Xhaferi