TIRANE - Partia Socialistë jo vetëm që ka një variant të saj të projektligjit për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, por sot ia ka dorëzuar atë trojkës së ambasadorëve perëndimorë gjatë takimit të sotëm me kryesocialistin Edi Rama. Lajmi është konfirmuar për Shqiptarja.com nga burime të sigurta në selinë rozë.
Ambasadori amerikan Arvizu, i BE-së Sequi dhe ai i
OSBE-së Ëollfarth u takuan sot me Ramën me kërkesë të këtij të fundit. Ata u panë të hynin në selinë e PS pa asgjë në duar por kur dolën që atje mbanin me vete një dosje, e cila - siç mësoi Shqiptarja.com - përmbante edhe draftin e PS për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.
Përveç variantit të socialistëve, ekziston edhe një version i LSI-së dhe një tjetër i Partisë Demokratike, të dy këta të fundit të paraqitur në Kuvend për shqyrtim. Nuk dihet nëse dhe kur PS mund të dorëzojë në Parlament variantin e saj, por Shqiptarja.com ka mësuar se ku dallon ai ndaj dy të tjerëve.
Drafti i socialistëve, për të cilin në PS është kujdesur Fatmir Xhafaj, i kushton një kujdes të veçantë pavarësisë së gjyqtarëve. Burimet bënë të ditur se socialistët pranojnë heqjen e imunitetit për deputetët por kërkojnë garanci përsa i përket gjyqtarëve.
Në një intervistë publikuar dje në Shqiptarja.com, kryegjyqtari i Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, u shpreh në favor të një reduktimi të imunitetit të gjyqtarëve por jo heqjes totale të tij, pasi ai nuk është vetëm një garanci personale por edhe një mjet për të siguruar funksionimin normal të detyrës në mënyrë të pavarur
Sipas Simonit, imuniteti duhet të interpretohet si një garanci që jep shteti i së drejtës jo për gjyqtarin, por për pavarësinë e gjyqësorit dhe ndarjes së kompetencave.
Me sa duket, varianti i propozuar nga Partia Socialiste shkon pikërisht në këtë drejtim.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.6%
-
Jo
13.5%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15