Edhe pse i ‘ngrirë’ Basha reagon për
kompleksin e pallateve dhe zgjedhjet

Edhe pse i ‘ngrirë’ Basha reagon për<br />kompleksin e pallateve dhe zgjedhjet
Kryetari i ‘ngrirë’ i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe vendimit për të hapur garën.
 
Edhe pse ka thyer heshtjen, Basha nuk flet për garën brenda PD dhe kërkesën e grupit anti tij që të japë dorëheqjen, por për ndërtimin te lulishtja te ish- Parku i Autobusëve.
 
Basha: Unë bëra lulishten, Veliaj lejoi betonizimin
Basha deklaron se lulishtja pranë parkut të autobuzave ishte një nga investimet e tij si kryebashkiak i Tiranës, por akuzon Veliajn se lejoi betonizimin.
 
Lulishtja pranë parkut të autobuzave ishte një nga investimet e mia si kryebashkiak në shërbim të qytetarëve të një prej zonave më të populluara të Tiranës.
 
Erjon Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë që sundon vendin, e shkatërroi këto ditë lulishten dhe lejoi betonizimin e saj në favor të Besnik Sulajt, klientit të rëndësishëm të Edi Ramës
’ shprehet Basha. 

Humbja e zgjedhjeve, Basha: U blenë votat
Megjithatë, Basha i rikthehet humbjes duke akuzuar sërish për blerje të votave të 25 qershorit. “Shqipëria po përjeton këto ditë mungesë dritash dhe uji sepse paratë publike u përdorën për të manipuluar votën dhe jo për të blerë energji për njerëzit”.
 
Sot është dita e fundit për të dorëzuar kandidaturat në PD për garën që do të zhvillohet në datë 22 Korrik, nderkohe qe ne gare jane Basha, Patozi dhe Selami. 
 
Deklarata e plotë e Lulzim Bashës
Lulishtja pranë parkut të autobuzave ishte një nga investimet e mia si kryebashkiak në shërbim të qytetarëve të një prej zonave më të populluara të Tiranës.
 
Erjon Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë që sundon vendin, e shkatërroi këto ditë lulishten dhe lejoi betonizimin e saj në favor të Besnik Sulajt, klientit të rëndësishëm të Edi Ramës.
 
Qytetarëve të revoltuar ata iu përgjigjën dje me dhunën e policisë. Edhe më i rëndë qe dhunimi i të drejtave të qytetarëve nga mediat kryesore të vendit të kontrolluara nga oligarkia, të cilat e fshehën protestën dhe dhunën e policisë.
 
Ndërkohë, Shqipëria po përjeton këto ditë mungesë dritash dhe uji sepse paratë publike u përdorën për të manipuluar votën dhe jo për të blerë energji për njerëzit.
 
Pushteti oligarkik herët a vonë degjeneron në pushtet të dhunës dhe të errësirës. Përballja me të është sot sfida kryesore e opozitës dhe e të gjithë njerëzve të ndershëm për të ndalur rrënimin e qyteteve, të ekonomisë dhe të ardhmes tonë.

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre