Edhe pushimi është i
dobishëm për trurin

Edhe pushimi është i <br />dobishëm për trurin
Vetë analiza, sidomos tek të rinjtë, përmirëson funksionimin e trurit në përgjithësi. Shpesh herë na merr rrjedha e angazhimeve të shumta, duke mos pasur kështu një moment për veten. Kjo është kostoja e të qenit i rritur, por për fat të keq edhe e shumë fëmijëve që janë në shkollë, kurse sportive, leksione muzike e kështu me radhë. E gjitha kjo mund t’i bëjë keq trurit, sinjalizojnë disa psikologë kalifornian, në një numër të revistës “Perspectives” në Shkencat Psikologjike.

Studimi është një rishikim i hulumtimeve të mëparshme, i realizuar nga psikologë dhe neurologë, për të kuptuar se çfarë ndodh në të vërtetë me trurin tonë ndërkohë që pushojmë. Shumë të dhëna tregojnë mbi të gjitha, se kur nuk jemi duke bërë gjë, aktivizohet një rrjet i trurit, si psh kur jemi të përqendruar në veten tonë ose kur reflektojmë e meditojmë. Për më tepër, këto faza të vetë analizës, duket se rrisin aftësinë e të mësuarit dhe të memories. Për këtë arsye, pushimi është i rëndësishëm për funksionin e këtij rrjeti të trurit i cili përmirëson aftësitë tona kryesore të të menduarit e të mbajturit mend.

Në mënyrë më të përmbledhur, mund të themi se është e rëndësishme të balancojmë aktivitetet tona, duke i lënë një vend të konsiderueshëm edhe vëmendjes ndaj vetes, meditimit, pushimit.

Nga ana tjetër edhe media sociale ka pushtuar jetën e fëmijëve e për këtë arsye duhet t’i mësojmë ata t’i largohen asaj bote dhe të mësohen të ëndërrojnë sipas dëshirave dhe vetë analizave që ata bëjnë vet në momente relaksimi dhe qetësie nga angazhimet e tyre shkollore apo edhe të tjera, thonë psikologët. Në të kundërt, kur atyre u imponohen aktivitete nga familja, apo edhe nga faktorë të tjerë të jashtëm, kjo mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre psikologjik.

Analiza e vetvetes përdoret për të mësuar nga përvojat e tyre dhe për të evidentuar mundësitë për të ardhmen, ndihmon të reflektojmë për të kuptuar se si është gjendja aktuale dhe se si mund të ndryshojë në vazhdimësi, përfundojnë psikologët.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar