Edhe Sadija në Panair:
Keku që pelqen Shkëlzeni

Edhe Sadija në Panair: <br />Keku që pelqen Shkëlzeni
Sadije Berisha, nusja e djalit të kryeministrit Berisha, është një emër i ri në fushën e kulinarisë shqiptare. Ajo shfaqet para lexuesit me një libër mjft interesant dhe me një titull joshës “Dëshirat e ëmbla”. Në Panairin e Librit ajo ka qenë e shoqëruar dje nga Liri Berisha dhe kunata e saj Argita, ndërsa vizitorë të saj ishin personazhe të njohur, por edhe lexues të thjeshtë, të cilët kërkonin autografe prej saj.
Libri i botuar nga “55” është i kuruar me kujdes dhe me një stil të rrëfyeri plot fantazi. “Është një manual i dashur për të gjitha ato femra që kërkojnë të përsosin artin e gatimit, duke gjetur në të receta që nuk i kanë lexuar më parë. Me një aftësi befasuese Sadija arrin të krijojë një botë në të cilën përfshihesh që në kontaktin e parë. Dhe pse është një libër ëmbëlsirash, në të gjen histori dhe personazhe të dashur në jetën e autores, gjë që e bën këtë libër të duket herë pas here si një tregim i gjatë dhe i bukur.

Autorja ka rrëfyer në këtë libër se pasioni për kuzhinën e ka shoqëruar që nga fëmijëria e hershme , duke ndjerë aromën e dashur të kekut të së jëmës në guzhinën e familjes në Suedi. Më vonë, ajo ka mësuar si ta përsosë këtë art të vërtetë joshjeje. “Jam e sigurt se pasionin për gatimin e kam trashëguar nga nëna. Ajo është heroina ime në kuzhinë. Nuk duhet të ketë qenë e lehtë të gatuash çdo ditë për shtatë fëmijë. Ende e ndiej si atëherë aromën e këndshme, kur vija nga shkolla në shtëpi…”, shkruan Sadija në parathënien e këtij libri. Sipas saj “recetat e mira trashëgohen brez pas brezi si thesare të familjes dhe mbahen sekret, ndonëse asnjëherë nuk e kam kuptuar pse. Kam mendimin se recetat e mira duhen ndarë me familjen, miqtë dhe fqinjët, në mënyrë që të kalojnë dorë më dorë, me qëllim që të gjithë të kenë mundësi t’i shijojnë”, shkruan ajo. Dhe ky libër nuk ka si të mos jetë dhe një lloj dedikimi për nënën e saj që i mësoi artin e bukur të gatimit, një art që sipas Sadijes të mbush jo vetëm stomakun por edhe shpirtin. “Gatimi është një magji, sidomos për fëmijët. Me disa vezë, pak miell e pak sheqer, mund të bëjmë diçka të mahnitshme. Kur gatimi kryhet me shpirt dhe me zemër, nuk mund të gabosh. Gatimi bashkërisht me fëmijët ose nipërit e mbesat, është një veprimtari e mrekullueshme dhe gjithnjë vlerësohet. Jam e mendimit se gatimi e bashkon familjen. Ruaj mbresa të pashlyeshme nga gatimi bashkërisht me familjen dhe miqtë”, shkruan ajo.

Libri gjendet në cdo librari të Tiranës, dhe këto ditë po shitet pranë stendës së shtëpisë botuese 55.
Nëse lexuesit kanë kureshtje për recetat e këtij libri, ne s’mund të përzgjidhnim asgjë tjetër para këtij keku me krem ccokollatë, i cili sicc thotë Sadija, ka qenë suksesi i saj në lidhjen dashurore me Shkëlzen Berishën.

Kek krem e cokollatë

A e dini thënien:
“Dashuria e një burri kalon nga stomaku”?
Kjo është ëmbëlsira e preferuar e bashkëshortit tim. Ai thotë se me këtë ëmbëlsirë ia fitova zemrën. Edhe pas shtatë vitesh ai është ende i dashuruar. Pas kësaj ëmbëlsire, dua të them ……
Ky kek është i lehtë për t’u gatuar, realizohet shpejt dhe është një sukses i garantuar.
Kur kisha një kafene të vogël në Stokolm, kjo ëmbëlsirë ka qenë një nga të preferuarat, dhe lavdi Zotit që nuk është e vështirë për t’u realizuar, pasi ne përgatisnim sasira të mëdha.
Kjo ëmbëlsirë e mrekullueshme me çokollatë mund të shërbehet e ngrohtë me akullore me vanilje. Ky kek është shumë i butë dhe bashkëshortit im i pëlqen kështu. Ndërsa unë parapëlqej ta shijoj ditën tjetër, pasi ka qëndruar një natë në frigorifer. Në këtë kohë, kjo ëmbëlsirë ngjason më shumë me biskotën dhe shijon jashtëzakonisht me një lugë panë të rrahur.
Mënyra se si duhet përgatitur:
4 kokrra vezë
4.5 decilitra sheqer
2 lugë kafe vanilje
6-8 lugë gjelle kakao
6-8 lugë gjelle kakao
200 g gjalpë i butë
3 decilitra miell
Një majë luge kripë
Ngrohet furra paraprakisht në temperaturë 150 .

Rrihen shumë shpejt sheqeri me gjalpin. Shtohen gjithë përbërësit e thatë, përveç miellit. Hidhet gjalpë shumë i butë, dhe pastaj, miell. Trazohen për disa minuta dhe masa shtrohet në tavën e lyer me gjalpë dhe të spërkatur me miell. Tava ka një unazë të lëvizshme.
Piqet në nivelin e mesëm të furrës për 18-20 minuta. Në pjesën e mesit, ëmbëlsira duhet të jetë e butë. Lihet të ftohet për njëfarë kohe. Nëse e doni të ftohtë, bëni kujdes që të jetë ftohur plotësisht përpara se ta fusni në frigorifer.





  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki