Edhe sot Tirana e bllokuar nga trafiku, kaos në hyrjen te ish sheshi 'Shqiponja', mjetet bëhen 'lëmsh' nga mungesa e sinjalistikës! Lëvizja në rrugët e qytetit 'mision i pamundur'

TIRANË-Trafiku në Tiranë vijon të jetë një problematikë e theksuar, ku qytetareve u duhen me orë të tëra jo vetëm për të hyrë në kryeqytet, por edhe për të lëvizur brenda tij duke shkaktuar kaos, zhurmë dhe bori pafund nga humbja e durimit duke qëndruar me orë të tera në rrugë.

Zonat më problematike janë ato në hyrje të qytetit, si në zonën e ish Doganës apo edhe në aksin e Saukut ku radha e mjeteve në pritje për të lëvizur është e gjatë.

Dyndja e makinave në drejtime të ndryshme, në disa akse shpesh sjellin edhe bllokim të mjeteve, ku policia rrugore ndërhyn për të normalizuar situatën. Kjo skenë thuajse paraqitet në pjesën më të madhe të akseve kryesore në Tiranë, sidomos në kryqëzime.Nga dje Report Tv po ndjek situatën e trafikut që është kthyer në një tmerr të vërtet për drejtuesit.

Nga Kthesa e Kamzës në drejtim të zonës së Astirit, qytetarët janë të detyruar të presin me radhë të gjata për të hyrë në drejtim të Tiranës. Situata është e ndikuar nga punimet për Unazës e Madhe. Edhe pse pak ditë më parë u bë hapja e tunelit numër 5 nuk ka sjellë një lehtësim të trafikut, përkundrazi ka ngatërruar edhe më shumë qytetarët, të cilët nuk dinë më se ku të hyjnë dhe të dalin për të arritur në destinacionet e tyre për shkak se mungojnë tabelat orientuese.  Për të shkuar në qendër, qytetarët duhet të kthehen djathtas, e ndërsa për të ikur në ‘Astir’ duhet të kalojnë në tunel, ndërkohë që më parë ka qenë e kundërta. Realisht problematika më e madhe vjen për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe informimit të qytetarëve te sheshi 'Shqiponja' në kryeqytet. Makinat 'bëhen lëmsh' pasi njihet me tabelat në momentin e fundit. Kjo sjell efekt zinxhir edhe në akset e tjera rrugore.

Situatën e tmerrshme atje e ka raportuar gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i cili thotë se ka komunikuar me ARRSH dhe ende nuk ka marrë një përgjigje nga ky institucion që fajtor bën kompaninë që po bën punimet te ish-Sheshi Shqiponja.  Zonat për problematike janë zona e ish Doganës, kthesa e Astirit, Lapraka, zona e Trenit dhe ish fusha e Aviacionit janë ata që kanë fluksin më të lartë, ku mjetet mbeten të bllokuara.

 

Zona e sheshit Shqiponja e bllokuar

1631010167_Screenshot2.jpg

Harta me trafik (VIJAT E KUQE)

1631010196_Screenshot1.jpg

Trafiku te Vasil Shanto

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
Kaosi në Tiranë, Shefi i trafikut për Report Tv: Ka mungesë informacioni dhe sinjalistike te ish-Sheshi Shqiponja! Ja zonat më problematike

Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka ka bërë një panoramim të plotë të gjithë situatës në ish- sheshin "Shqiponja", pas kaosit te krijuar atje pas hapjes së tunelit nr. 5. Në një intervistë për Report Tv Gjoka ka bërë me dije se problem është mosinformimi i qytetarëve por edhe mungusa e sinjalistikës.

"Ka një specifikë te ish-Sheshi Shqiponja. Ajo që ka ndodhur është për shkak të kalimit nga një fazë në një fazë të re gjatë punimeve. Ka pasur një numër drejtuesish mjetesh që kanë pasur mungesë informacioni edhe për shkak të mungesësh së sinjalistikësh. Drejtuesit e mjetit kanë qenë konfuzë, gjë e cila ka shtuar trafikun aty. Kalimi nga një fazë në një tjetër nuk do të thotë lehtësim trafiku pasi duhet koha.

Në hyrje te Sheshi Shqiponja nuk mund ta zgjidhë një punonjës policie përveçse të informojë atë që është konfuz. Ndërhyrja te Rrethi i Ozonit dhe te kryqëzimi i Laprakës është më i volitshëm dhe më efektiv. Është një proces dinamik por ju siguroj se qenia aty është e domosdoshme", tha Gjoka.

Sipas tij si zakonisht nuk është shtatori i parë dhe as i fundit që kryeqytetin e gjen me trafik të rënduar, sidomos në nyjet hyrëse dhe dalëse.

"Policia ka marrë masat me shërbime të shtuara. Sa i përket arsyeve janë disa faktorë kompleks, shtimi i mjeteve në rrugë, punimet në vepra publike apo edhe nisja e shkollave. Kjo përkthehet në trafik të rënduar.  Një nga veprat publike është Unaza e Re që është një nga segmentet më të bllokuara, edhe për shkak të mosinformimit që kanë pasur drejtuesit e mjeteve. Shërbimet tona janë në terren për menaxhimin e trafikut. jo gjithmonë burimet tona njerëzore në të terren janë të mjaftueshme. Zonat më problematike të trafikut janë '5 maji', stacioni i trenit, ish-sheshi shqiponja si dhe rrugët ku ndodhen poliklinikat shëndetësore për shkak të vaksinimit", tha ai.

Për Shefin e trafikut urban në Tiranë me përfundimin e punimeve të Unaza e Re sigurisht që do të kemi përmirësime.

"Kujtojmë se edhe pse jemi fillim shtatori një pjesë e mirë e turistëve janë ende në Shqipëri. Ne jemi duke marrë planin e masave.  Policia bashkiake të jetë më prezente në akset rrugore për të evidentuar shkeljet, sidomos me parkimet, që krijojnë trafik shumë të rënduar.  Trafiku i rënduar është karakteristikë për çdo kryeqytet. E gjithë ajo vepër e madhe te Unaza e Re po bëhet për të ndihmuar trafikun", tha ndër të tjera Taulant Gjoka.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 07/09/2021 12:25

    Cfare te beje polica kur ska sinjalistike dhe gomeret duan patjeter makinen te bytha.

    Përgjigju
  • Andi: 07/09/2021 11:33

    Kaosi neper qytete dhe kryesisht ne Tirane shkaktohet ne pjesen me te madhe nga mungesa e parkingjeve. Jemi i vetmi shtet ne Europe ku skemi parkingje publike qofte me pagese apo gratis. Skemi nji studim per te analizuar pse paralizohet trafiku, skemi njerez te kualifikuar qe te argumentojne pse Tirana apo dhe Durresi duken si qytete ne pakistan apo indi. Kemi ca idjote urbaniste qe ngushtojne rruge, zgjerojne trotuare dhe eliminojne ato pak parkingje buze rruges. Pra mos tja ngjeshim fajin vetem punimeve ne hyrje te kryeqytetit por ta kerkojme fajin dhe tek nji administrate idjote e papergjegjshme me ca urbaniste dhe drejtues injorante dhe nji kryebashkiak anarkist qe vendos si ti teket atij, pa studim trafiku. Kjo pra eshte Shqiperia qe kurre sdo behet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë