Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të 1945 të firmosur nga Mehmet Shehu, i cili kërkonte përgjegjësit të partizanëve që shoqëronin Prek Calin që të kishte shumë kujdes gjatë transportimit të tij nga malësia në qytet.
 
Pasi Prek Cali u dorëzua, më 17.2.1945. “Mehmet Shehu, i kërkonte përgjegjësit të partizanëve që shoqëronin "kriminelin e luftës" Prek Cali që të kishte shumë kujdes gjatë transportimit të tij nga malësia në qytet.
 
 Kjo shihet me urdhrin e posaçëm të nesërmen e ditës së arrestimit. Edhe të lidhur e kishin shumë frikë Prek Calin
” shkruan Dervishi, referuar dokumentit të publikuar në faqen e tij.
 
Debati për Prek Calin nëse ishte hero apo tradhtar nisi pas shembjes së kullës historike të tij.

Kastriot Dervishi
Dokumenti i publikuar nga Kastriot Dervishi 

dy.b/shqiptarja.com