Edi Paloka: E papranueshme
heshtja e Donald Lu për drogën
"PD,marrëdhënie pozitive me SHBA"
"Ambasadori të jetë më i kujdesshëm"

Edi Paloka: E papranueshme<br />heshtja e Donald Lu për drogën<br />"Ambasadori të jetë më i kujdesshëm"">
Edi Paloka mohon që PD të ketë përplasje me SHBA e kjo konfirmohet me pritjen që i është bërë në nivelet më të larta të SHBA, kreut të opozitës, Lulzim Basha.
 
Numri dy në PD, gjatë një interviste për REPORT TV në “5 pyetjet nga Babaramo” ripërsërit qëndrimin e kryetarit Basha se askush nuk mund të përcaktojë detyrimet që ka PD para elektoratit.
 
Nënkryetari i Partisë Demokratike e konsideron të papranueshme heshtjen e ambasadorit Lu, pas deklaratës së Kryeministrit, i cili fton opozitën që akuzat e saj t'ia paraqesë ambasadorit amerikan. Paloka theksoi gjithashtu se ambasadori amerikan duhet të kishte mbajtur qëndrim edhe për kultivimin e trafikimin e kanabisit.

Deklarata me fundit që bënë autoritet lokale italiane në Shqipëri të cilat deklaruan se nga hetimet që kanë bërë ata nga fluturimet e avionit të tyre është shkatërruar 99.8% e drogës në Shqipëri. Si ju duket kjo shifër?
Kjo është një deklaratë që e ka bërë drejtori i policisë Haki Çako dhe e përsëri vazhdimisht ministri i brendshëm dhe kryeministri dhe që nuk thotë fare të vërtetën por që është një deklaratë e cila shkëputet edhe nga vetë raportimi që ka bërë Guarda Di Finanza për territorin që ka kontrolluar dhe që sipas të dhënave tona sepse duhet të dini që raporti nuk është ende në duart e publikut dhe as në duart e deputetëve të parlamentit të Shqipërisë. Megjithëse ka një kërkesë të deputetëve të opozitës. Ky të vendoset të paktën tek deputetët e komisionit të sigurisë.
 
Çfarë përgjigje kanë marrë deputetët?
Ende nuk ka një përgjigje. Po presim. Shpresoj që mos arrijmë deri aty sa të mos lejojmë transparencën. Sepse është një raport që kryeministri ka filluar të mburret që përpara se të dalë dhe kjo është pak e habitshme dhe ju i mbani mend deklaratat e Ramës në parlament. Prisni kur të dali raporti. Ishte shumë i sigurt që do të dilte pozitiv. Por të paktën ky raport përcakton faktin që sasia, parcelat e mbjella me drogë këtë vit të paktën janë 5 – fishuar krahasim me ato të një viti më parë .
 
Përse jeni kaq skeptikë, ata janë ë dukje një palë e pavarur, janë oficerë të policisë italiane të cilët kanë kryer misione fluturimi në territorin shqiptar?
Unë nuk jam skeptik, megjithëse do kisha arsye dhe historia e këtyre 25 viteve ka dhënë mjaft raste kur edhe individë të caktuar se korrupsioni ka lindur në Europë , nuk ka lindur këtu. Megjithatë nuk dua të akuzoj asnjë. Po flas për ato që janë fakte pa bërë fajtor asnjërin dhe as tjetrin. Dhe fakti është që Guarda Di Finanza ka kontrolluar vetëm 17% të territorit dhe këto janë shifra të dhëna nga ata vetë. Me këto 17% rezulton që sipërfaqja e mbjellë me kanabis është 5 – fishuar dhe këto i jep Guarda Di Finanza në raportin që pritet të bëhet publik por që nuk bëhet. Por përveç këtyre thash fakteve që jep Guarda Di Finanza e cila e përsëris dhe njëherë nuk ka arritur të kontrollojë 83 % të territorit të mbjellë dhe sidomos nuk ka kontrolluar zona që dihen shumë qe janë zona që në mënyrë të përsëritur është mbjellë kanabis.
 
Cilat janë këto zona?
P.sh zonat buzë lumenjve, që dihet se kanabis do ujë shumë dhe këto zona janë përdorur rëndom për mbjelljen e kanabisit në vite. Këto zona nuk janë kontrolluar për arsye që nuk i dimë. 

Qëndrojmë tek vullneti politik, të paktën ajo që u deklarua nga Guardia di Finanza që sasia e kanabisit të korrur është hsumë më e lartë se aj e vitit 2013 dhe ka pasur luftë më të fuqishme ndaj kanabisit këtë vit se në 2013-ën...
Si mund ta besojmë ne këtë, pavarësisht se kush e ka thënë? Atë që unë e shoh me sytë e mi, shqiptarët i shohin me sytë e tyre. Tonelatat që kapen në Itali, i di Guardia di Finanza? Nëse janë korrur 99.8%, nga vijnë këto tonelata? 99.8%-shi është i 17%-shit. Tonelatat që shkojnë nga Shqipëria në Itali, që kapen për dit, nga cilat parcela të korrura vijnë. Nga ato që korr policia? Ka një element interesant. Ka një procedurë interesante dhe asgjësimi i kanabisit, duhet të jetë patjetër edhe prokurori. Janë prova krimi, duhet të jetë prokurori aty. Nuk ka qenë prokurori aty. Janë përpjekur t'i shmangin prokurorët. Çfarë ndodhi në Mat? I doli banditi prokurorit me armë përpara...
 
Ndërhyri policia ama...
Ti e sheh si një gjë pozitive? Fushat ishin aty, kanabisi ishte aty, bandat e armatosura ishin aty. Kjo është qesharake sa edhe tragjike. Pastaj, pjesa qesharake është se kanë filluar e bëjnë kontrata policia me trafikantët, kontrata biznesi. Kontrata që në rastet kur parcela zbulohet nga SHISH, Prokuroria apo Guardia di Finanza, drejtuesi i policë nuk mban përgjegjësi, kthen paratë e 30%-shit. Deri tani është gojore, pjesa qesharake do ishte të arrinin të firmosnin kontrata te Prokurori. Pse duhet të habitemi? A thërriti Ministri i Brendshëm vrasësin me pagesë në zyrë, Durim Bamin? S'duhet të habitemi me këta. Realiteti i kanabisit sot në Shqipëri është ky, nuk ka pëllëmbë ku nuk mbillet. Dje mbillej vetëm në Lazarat, sot në të gjithë Shqipërinë.
 
Në Lazarat, helikopteri i Guardia di Finanza u qëllua me armë. Ju ishit në opozitë si PD dhe dolët në konferencë shtypi e në vend që të denonconit sulmin, agresorët, denoncuat helikopterin që u qëllua...
S'është e vërtetë. Të thuash që ne paskemi denoncuar helikopterin që fluturoi...Nuk është fare e vërtetë. Ajo që ne kemi thënë është dhe përsëritur, banditët e vërtetë nuk janë fshatarët që punojnë tokat për atë 20 mijë lekëshin, janë të tjerë. Dhe në Lazarat janë të tjerë, atyre që iu hapi shtegun Saimir Tahiri. Edhe për rastin e fundit kur u vra polici në Lazarat, e kemi dënuar. Hiqe pjesën e Lazaratit, mos tentoi t'ia bashkëngjitësh PD-së. Kur bën terror tek njerëzit e pafajshëm, s'është kjo zgjidhja. Nëse ka një kriminel në fshat, duhet të eliminojmë të gjithë fshatin? Dhe ajo që kemi thënë ka qenë, mos terrorizoni banorët e pafajshëm. Dhe përkundrazi kemi thënë arrestoni kriminelët e vërtetë, bashkë me milionat. Që tani thuhet se janë depozituar në bankat ngjitur. Sot, ajo që është më e rëndësishme, çfarë po ndodh? Ca e shohin se po zgjidhin problemin se po marrin ata fshatarët nga 20 mijë lekë. Nuk është kjo rruga. Të ishte ashtu, do ishte Afganistani apo Kolumbia vendet më të zhvilluara në botë. Është krimi, që po dëgjojmë përditë vrasje për parcelat e drogës. Kjo nuk mund të justifikohet as me atë që shqiptarët po marrin 20 mijë lekë në ditë, fshatarët e varfër e ca më tepër të përpiqesh ta mohosh. 

Deklaratat tona janë të gjitha të bëra publike. Edhe përrastin e fundit kur u vra polici në Lazarat, kështu që hiqe pjesën e Lazaratiti mos tento tia ngjisësh PD si faj. Nuk muns të zhdukim gjithë fshatin për të zhdukur gjithë fshatin, por nuk është kështu drejtësia. Ajo që kemi thënë në ishte mos terrorizoni banorët e pafajshëm, ne përkundrazi kemi thënë arrestoni fajtorët e vërtëtë. Ne nuk mund të mbrojmë kriminelët dhe të themi t’i bini qytetarëve. Nuk ka zgjidhur droga problemet e ndonjë vendi që të zgjidhte problemet e Shqipërisë, por të ishte kështu do të ishte Afganistani apo Kolumbia vendi më i zhvilluan në Botë. Droga vetëm sjell shkatërrime, e patë si përfunduan fëmijët në spital? Nuk është vetëm kjo, është krimi. Çdo ditë po dëgjojmë për vrasje në parcelat e drogës dhe shumë faktorë të tjerë negativë. Kjo nuk mund të justifikohet me atë që shqiptarët po fitojnë nga 20 mijë lekë në ditë duke u punësuar. Nuk mund ta mohosh një realitet të tillë dhe t’i tundësh letrat e raporteve. Viti 2013 ishte vit elektoral dihet që vëmendja bie dhe ky prandaj krahasohet me atë vit. Plus që ishte periudha e ndryshimit të qeverive, po edhe me 2013 është më keq. Nuk ka kanabis në Dibër tha ai, po ne e pamë me sytë tanë drogën.

Pse nuk e fotografuat?
Mund të hanim edhe ndonjë plumb po të shkonim të fotografonim. Banditi i doli para edhe prokurorit dhe nuk donte tia dinte. Në Dibër i dinin të gjithë fushat e drogat. I thashë kryeministrit hajde të të çoj te parcelat e drogës, por nuk erdhi.

Përse ndryshuat qëndrim për ligjin e mbetjeve, të gjitha evidencat tregojnë që Edi Rama ka marrë copy paste ligjin tuaj, përse jeni kundër?
Ne pranuam edhe referendumin e qytetarëve pavarësisht se ligji u miratua nga mazhoranca. Ishte Rama që kundërshoi atë ligj që nga plehra i quan mbetje apo lëndë e parë. 

Ju atëherë i quanit mbetje, sot plehra?
Ne i quajmë edhe mbetje edhe plehra, sepse atëherë pyetja e referendumit ishte “a jeni dakord për importin e mbetjeve”? Basha dhe Berisha kanë shpjeguar përse kanë ndryshuar mendim dhe kanë kërkuar dhe ndjesë, ndërsa Rama gjithçka ka pështyrë dje e lëpin sot.

Përse duhet të jeni kundër?
Për të gjitha ato rreziqe që ne kemi thënë. Nuk dua të them ato që ka thënë Rama para 3 vitesh që mafia shfrytëzon vende si Shqipëria pa kontroll e qeveri të korruptuara për të futur edhe mbetje të rrezikshme, për të hequr plehrat edhe nga vendet e tyre, një qeveri që nuk kontrollon dot as ushqimet, që i bëhen pistat e avioneve për drogë shumë afër Tiranës, nuk jep asnjë siguri.

Cili është fati i kërkesës për referendum?
E kemi depozituar në Parlament, duhet ta marrë në shqyrtim dhe më pas të procedohet për referendumin. Kemi kërkuar futjen në Konferencën e Kryetarëve, por ende s'e kanë marrë në shqyrtim. Rama e ka shprehur vullnetin politik, se është kundër referendumit. 

Përse këto marrëdhënie të tensionuara me Ambasadën e Amerikës? 
Unë nuk do e shoh aspak si përplasje me SHBA, është një e drejtë e jona dhe besoj se askush tjetër nuk  mundet të na përcaktojë as të drejtat dhe as detyrimet që kemi ndaj shqiptarëve. Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me PD sot mund të jenë në kulmin më pozitiv të tyre dhe për këtë mjafton tu përmend faktin që Basha është i vetmi kryetar partie shqiptare në opozitë që është pritur në nivele aq të larta në  Washington. Kjo nuk tregon aspak për marrëdhënie jo të mirë. Edhe deklaratat që bëhen qoftë edhe nga ambasadorët duhet të jenë më të kujdesshme sepse me të vërtetë përfaqësojnë një shtet marrëdhëniet me të cilin i kemi ndryshe nga ato që deklarohen këtu apo interpretohen, në fakt më tepër se askush nga kryeministri Rama. Është e papranueshme që kryeministri i një vendi të dalë në parlament dhe t’i thotë opozitës për këto akuza që keni mos u merrni me mua, por drejtohuni ambasadorit amerikan. Edhe qëndrimi i ambasadorit duhet të ishte i qartë. Lu duhet të reagonte sepse ka folur edhe për gjëra shumë më të vogla dhe banale.
 
Rama po abuzon, apo Lu është bërë palë me Ramën? 
Këtë konkluzion mund ta nxirrni ju. Unë nuk dhashë konkluzione. Fakti është që Rama disa herë e ka përmendur në parlament “drejtojuni ambasadorit amerikan”, për drogën, për atë që ne e shohim çdo ditë me sy. Ambasadori duhet të mbajë vetë një qëndrim për këtë, jo ne. Ambasadori duhet të shprehej për drogën.
 
Ambasadori është shprehur për reformën në drejtësi, ju e prishët konsensusin, a votuat ndryshimet kushtetuese? 
Votuam ndryshimet kushtetuese por ligjet nuk burojnë nga ndryshimet kushtetuese. Ligji për Vettingun është në kundërshtim krejtësisht me atë që paraqet sot kushtetuta. Kanë futur në mënyrë artificiale disa organizma që nuk parashikohen në kushtetutë. U bë pikërisht ajo që donte Rama, për të vënë kontrollin e tij tek Vettingu, donte ta bënte që me ndryshimet kushtetuese por nuk e arriti sepse nuk e la opozita dhe Venecia dhe u detyrua t’i bëjë ndryshimet kushtetuese me konsensus. Konsensusi u prish kur Vettingu u bë në kundërshtim me atë që thotë kushtetuta. Gjoja për të futur disa detaje procedurale ka futur brenda organizma që nuk kanë asnjë lidhje.
 
Fillimisht parashikohej që ndërkombëtarët do të bënin Vettingun a do të behet nga shqiptarët atëherë? 
Ka një nen kushtetues për këtë. Ligji duhet të pasqyrojë nenin kushtetues. Ligji që ka bërë mazhoranca është antikushtetues. Ne për këtë arsye i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese e cila duhet të japë vendimin e saj. Shpresoj që për një gjë që duket qartazi e shkruar e zezë mbi të bardhë nuk ka se çfarë vendimi të japë. Ligji është antikushtetues.
 
Çfarë duhet të behej ndryshe si duhet të ishte ligji?
Ne e kemi shkruar dhe e kemi bërë është i pasqyruar në nenin kushtetues. Ato që kanë shtuar në ligj mazhornaca e Fatmir Xhafaj hedhin poshtë kushtetutën. Ai ishte konsensusi ku votuam 140 deputetë për atë nen kushtetues si për gjithë të tjerët. E gjithë ajo punë hidhet poshtë me një ligj sepse Rama tani nuk ka nevojë për 94 vota, tani mund ta bëjë me votat e tij dhe mendon se mund të ndryshojë krejtësisht atë që është shkruar në kushtetutë. Por opozita nuk do të lejojë që qeveria të shkelë kushtetutën për të përfituar direkt në rastin konkret për të marrë kontrollin mbi ata që do të zgjedhin organet e drejtësisë.
 
 Duke e bërë kalë beteje drejtësinë a nuk jeni duke harruar reforma të tjera, si ajo zgjedhore? 
Reforma në drejtësi nuk është kali ynë i betejës ne kemi thënë qëkur filloi kjo histori se Shqipëria ka nevojë për reforma të tjera dhe procese të tjera janë shumë më të rëndësishme. Ndryshimet në kodin zgjedhor, reforma zgjedhore është sot më e rëndësishme se çdo reformë tjetër sepse nëse shqiptarët nuk votojnë lirisht, nuk zgjedhin njerëzit të duan të gjitha proceset e tjera janë nul. Ne mund të bëjmë të gjitha reformat që duam dhe nëse këto në fund kontrollohen nga Rama asgjë në këtë vend nuk ka vlerë.
 
Keni një platformë tuajën elektorale që do paraqisni në komision? 
Ne e kemi paraqitur prej kohësh në komision kërkesën për ndryshimet zgjedhore. Dy janë gjërat kryesore, votimi dhe numërimi elektronik dhe kontrolli i financave të partive. Këto janë kryesoret që qartazi nuk pranohen nga Rama që po bën çdo gjë që këto gjëra të mos kryhen dhe është ai që sa herë që përmenden blerja e votës, droga, plehrat, zgjedhjet, kriminelët thotë reforma në drejtësi. Nuk është kali ynë i betejës, është kali i ngordhur i betejës së Edi Ramës me gjithë mbështetjen që i kanë dhenë të tjerët. Ai e ka përdorur reformën në drejtësi në çdo për të mjegulluar të gjithë problemet që ka ky vend. Ju ka mbushur mendjen një pjese të njerëzve ose është përpjekur tu thotë që reforma në drejtësi do të zgjidhë, papunësinë, kriminalitetin, korrupsionin. Nuk zgjidhet asgjë për aq kohë sa është Edi Rama, prandaj shqiptarët duhet të zgjedhin me vullnet të lirë ata që do i drejtojnë.
 
Në komisionin ad hoc për reformën elektorale për çfarë është rënë dakord? 
Së pari duhet të mblidhen sepse ka që kur është vendosur të funksionojë ky komision që nuk funksionon sepse mazhoranca nuk e lejon. E ndërruan edhe bashkëkryetarin, ishte Bashkim Fino, ndenji ca muaj pa mbledhur asnjë ditë komisionin dhe e ndërruan me Taulant Ballën. Ky është njeriu i konsensusit siç e dini edhe ju sepse nuk dëgjon as Ramën dhe as askënd tjetër, zbaton vetëm parimet. Nuk është mbledhur komisioni sepse nuk e duan atë komision. Kemi sot faktin konkret për komisionin e hetimit të korrupsionit me OSHEE edhe atë nuk e mbledhin, është shtyrë afati dhe sot ka vajtur kryetari i komisionit, zoti Spaho dhe ka vendosur ta mbledhë vetë. Të gjitha të drejtat që ka opozita i pengon me çdo mënyrë, nuk mund ta mbledhim komisionin kur ata nuk duan. Ata nuk vijnë në komision se nuk duan edhe kur e mbledhim ne thonë është e paligjshme.
 
Do shkojmë në zgjedhje me kodin aktual? 
Do shkojmë në zgjedhje me një qeveri tjetër sepse ky është kushti i parë, me këtë qeveri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo është vërtetuar katërcipërisht dhe Dibra ishte vetëm vula.
 
Nuk hyni në zgjedhje me këtë qeveri? Presidenti është i detyruar ta dekretojë. 
Nuk do të ketë zgjedhje me këtë qeveri, nuk thashë që nuk i dekreton presidenti, thashë që do ndryshojë kjo qeveri ndryshe nuk ka zgjedhje.
 
Si do ta arrini?
Kur të vijë koha do ta shihni?
 
Mustafaj ka bërë një deklaratë ku thotë që Basha duhet të kryejë politikë aktin e atëvrasjes, të largojë Berishën, si e gjykoni?
E vlerësoj pozitivisht rikthimin e Besnik Mustafaj në Partinë Demokratike. Deklaratat janë bërë nga media dhe zoti Mustafaj, por unë nuk mund të komentoj mendimet që ka çdokush në PD.
 
Po ju si mendoni, a ndikon Berisha në lidershipin e Bashës?
Berisha absolutisht është ajo figurë që ka pozicionin e tij tashmë historik në PD. Është një njeri që me përvojën e tij politike do ta kishte zili kushdo, jo vetëm në Shqipëri. Është një personalitet që vazhdon të jetë i kthjellët më shumë se kryeministri i vendit dhe gjithë kjo përvojë e kthjelltësi është vetëm vlerë për PD dhe ne na bie ta shfrytëzojmë sa të mundim. Sa për marrëdhënien me zotin Basha kryetar partie apo ish kryetar është thënë dhe stërthënë se drejtuesi direkt i Partisë Demokratike është Lulzim Basha dhe askush tjetër.
 
Si i gjykoni zërat ndryshe si Selami apo Bregu, a kanë të drejtë? 
Kur kam menduar që kanë pasur të drejtë u kam dhënë të drejtë në diskutimet në grup që janë të mbyllura kur nuk kanë pasur s’u kam dhënë të drejtë. Debatet janë normale, e kundërta nuk është normale. Ajo që ndodh në PS sot ku s’ka mendime ndryshe nuk është normale. Se nga vijnë këto mendime ndryshe është çështje tjetër.
 
Mos vijnë nga Ambasada Amerikane që ka intensifikuar takimet me këto zëra ndryshe? 
Ju mendoni se Ambasada e SHBA dhe Departamenti i Shtetit është kundër Lulzim Bashës? Ju thashë që Basha është pritur në nivelet më të larta që është pritur ndonjëherë një kryetar opozite.
 
Në shtyp shkruhet se Ambasada ka inkurajuar zërat ndryshe brenda PD... 
Jo gjithçka që shkruhet në shtyp është e vërtetë. Edhe vetë mbledhjet në grup deformohen në media. Është turp që dalin në media ato që thuhen në mbledhje të mbyllura. Të shfrytëzosh mediat për të thënë të pavërteta është akoma më e keqe sepse tjetër gjë thuhet e tjetër gjë del në media. Disa glorifikohen, disa heroizohen. Nëse dikush mendon se do të kufizohet mendimi i lirë në PD as nuk diskutohen, por ne duhet të kujdesimi që debati t’i shërbejë të mirës së grupit. Askujt nuk mund t’i mbyllet goja në Partinë Demokratike.

VIDEO-Emisioni i plotë


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë