TIRANË - Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, konfirmoi dje se do të ndjekë rrugën ligjore në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin e qeverisë për të zëvendësuar foton e kreut të shtetit me atë të Ismail Qemalit.

“Ne nuk jemi të shqetësuar se fotografia e Bujar Nishanit nuk do të jetë në muret e Kryeministrisë, por sepse veprimi i Ramës bashkë më një sërë veprimesh të tjera, tregojnë që ky zotëri e ka filluar detyrën e tij jo vetëm me shkelje kushtetuse, por dhe me një ndienjë të fortë revanshi ndaj opozitës me të gjitha veprimet e tij. Ne do ta dorëzojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe gjykata ka të gjithë të drejtën që të vendosë”, tha Paloka.

Ndërkohë që duke bërë një krahasim me ish-presidentin, Bamir Topi ai tha se vetë ish-presidenti ndryshoi sjellje. “Ne nuk mund të bëjmë krahasim, pasi nuk duhet që të harrojmë që presidenti i shkuar pati një sërë rrethanash ekstreme që na bënë ne të mbanim atë qëndrim. Megjithatë qëndrimi ynë qe deri në kundërshtimin me veprimet e Presidentit, jo në akte të tilla”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD.

Shkrimi u publikua sot (22.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)