Edi Rama: 4 mijë arsimtarë janë punësuar sipas meritës

Edi Rama: 4 mijë arsimtarë janë punësuar sipas meritës

Kryeministri i vendit, Edi Rama theksoi gjatë takimit të përjavshëm të bashkëqeverisjes se dita e sotme përbën një moment të veçantë që i kushtohet figurës së mësuesit, pasi përmes lehtësirave që krijon portali “Mësues për Shqipërinë” janë punësuar 4 mijë mësues.

“Sot është një moment i veçantë i kushtohet mësuesve. Ne jemi në ditën e mësuesit dhe më vjen shumë mirë të vë në pah se edhe pse ka ende shumë për të bërë për shkollën, mësuesit, sot kemi konsoliduar falë një tjetër platformë, portalin “Mësues për Shqipërinë” meritokracinë në sistemin e përzgjedhjes së mësuesve. Nuk ishte as 100 dhe as 10 vjet përpara por ishte vetëm pak vite më parë koha kur mësuesit ishin kthyer mish për top, pushoheshin nga puna apo merreshin në punë sipas tekave të partive politike, ku lëvizeshin lart e poshtë dhe transferoheshin pas asnjë të drejtë dhe pa asnjë arsye që vetëm e vetëm që t’iu nxihej jeta dhe të detyroheshin ta braktisnin sistemin duke u lënë vend për ata që vinin në rrugën e korrupsionit apo të tarafit apo të partisë”, -tha Rama.

Ai vuri në dukje se krahas punësimit të 4 mijë mësuesve, sistemi për herë të parë ka punësuar edhe 983 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta. “Qysh prej fillimit të punës me portalin “Mësues për Shqipërinë ne sot kemi 4 mijë mësues të rinj të rekrutuar në bazë të meritës, të rekrutuar nga klasifikimi i pikëve të marra në portal. Është një ndryshim i madh i sistemit të mësuesve në Shqipëri ashtu sikundër nuk është vetëm rekrutimi por është ndaluar edhe korrupsioni edhe në sistemin e trajnimit. 739 module trajnimi dhe 45 agjenci fantazmë për kredi fiktive janë asgjësuar. Janë kryer trajnime falas për të gjithë mësuesit sipas nevojave dhe modulet janë hartuar me standarde profesionale. Nuk ekzistonte mësuesi ndihmës. Këtë vit kemi 983 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta në sistem”, tha kryeministri Rama.

Më tej, ai solli në vëmendje edhe rritjen e pagave të mësuesve me 22%.“Pagat e mësuesve janë rritur me 22% dhe po ashtu është çelur një fazë e re për studentët e mësuesve për të cilët ka tanimë kritere të forta, ka edhe bursë mbështetëse për ata që janë më nota më të larta. Ne duam që të vazhdojmë në këtë drejtim”, -përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert: 07/03/2019 14:32

    Hahaha. Ky me duket se kerkon te na mbushe mendjen. Ik o Kryeminister koti. Shih tezultatet e portalit dhe pastaj na thuaj si hyn i 15 dhe nuk hyn i pari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit