Edi Rama biseda pikante me
qytetarët: Ja ku të kërkoni rrena!

Edi Rama biseda pikante me<br />qytetarët: Ja ku të kërkoni rrena!
600 mijë qytetarë të pasiguruar përfitojnë nga Janari 2017 rimbursim të plotë për ilaçet, duke kursyer 8 milionë dollarë në arkën e familjes së tyre për nevoja të tjera”.

Një videomesazh me këtë përmbajtje në faqen e Facebook-ut të kryeministrit Edi Rama është përdorur për një sërë shkëmbime mendimesh e komentesh mes tij dhe ndjekësve online.

Kritikave të qytetarëve Rama ju është përgjigjur ku me argumente e ku me ironi, duke thumbuar herë pas here dhe opozitën.
Bashkëbisedimi 

Armando Mandi: Po kur 30% e të rinjve kanë emigruar dhe një pjesë e mirë janë të papune, si do mund të sigurohen? Edi jep urdhër për rritje pagash në çdo institucion privat apo shtetëror për rritje pagash se kështu s’kemi të ardhme. Duhen lek, jo llafe.

Edi Rama: Si urdhëron Armando, po mirë është të informohesh kur flet mendoj unë.

Ilir Bualli: Mos o Edo, lëri familjarët tanë se do ua marrim vetë të pa skaduara. Por jepja atyre me pak lekë dhe të skaduara se do të japin votën.

Edi Rama: Turp këto fjalë, mos e dëgjo shumë Shqupin se të turpëron kur ia merr fjalët nga goja! Ilaçet në Shqipëri janë të certifikuara e të kontrolluara dhe e gjithë kjo përrallë me gogol është për ata që nuk duan të kuptojnë!
Valter Ndoci: Po ke ngel veç tu fol se vepra s’ka, apo erdh koha e fushatës dhe u hap thesi rrenave.

Edi Rama: Valter, nëse ti s'do që t’i shohësh veprat, askush nuk të ndihmon dot e jo më unë! Por në rastin konkret janë 600 mijë shqiptare që për shkak se janë të pasiguruar kanë shpenzuar mesatarisht 8 milionë USD çdo vit për ilaçe dhe prej janarit që vjen nuk do t'i shpenzojnë më, sepse do t'i marrë përsipër buxheti i shtetit! Nuk të duket vepër kjo?! Ngushëllime.

Valter Ndoci: Zoti kryeministër, unë në Shqipëri kam jetuar nuk jam nga Kina që mos me e dit se qa bahet këtu kështu që jo më larg se para 1 muaj mu desht me shtru një njeriun tim në spital, dhe nëse nuk pagushe s’të shikonte kush e jo ma që të prekte me dorë. Kjo ashtë Shëndetësia juaj dhe Ilirit, dhe ngushëllime ju për qeverinë që keni zoti e ruajt shqiptarin se për shëndetësi që keni do zgjerohet biznesi i funeraleve.

Edi Rama: Valter Ndoci, ju mund të mendoni kështu dhe të flisni për zgjerim biznesi funeralesh, kjo është e drejta juaj, por unë ju siguroj që nuk do zgjerohet asnjë biznes funeralesh dhe mëqë s'je nga Kina me siguri nuk do që ta shikosh se spitalet edhe pse s'janë në nivelin që duam (e s'ka si të jenë me tre vjet punë), as nuk krahasohen me nivelin ku ishin tre vjet më parë! Apo mos ke qenë në Kinë deri para tre vjetësh e nuk e di si kanë qenë? Po të jetë kështu, atëherë të kërkoj ndjesë.

Nikolin Demiri: I nxore nga halli i bie të kursejnë 13 lekë të reja për frymë. Këtë që ke bërë ti, s’ka për ta bërë asnjë.
Edi Rama: Po si thua ti Nikolin, më mirë t'i paguajnë nga xhepi apo t'ua paguajë shteti?! Dhe llogarinë s'e ke tamam, sepse kujt i bie halli i një sëmundjeje dhe i duhen ilaçe, janë më tepër se sa çfarë llogarit ti!

Eduard Shtëmbari: Çfarë ilaçesh paguan shteti, z.Kryeministër!? Aspirinat? Pacienti apo i sëmuri e paguan çdo ilaç nga xhepi dhe mjekësia në Shqipëri është po e njëjta asgjë nuk ka ndryshuar mjekët vazhdojnë avazin si gjithmonë edhe pse njerëzit bëjnë denoncime.

Edi Rama: Eduard, të gjitha ilaçet e rimbursueshme për ata që janë të pasiguruar do paguhen nga shteti Eduard! Ndërsa për sa i takon spitaleve ka ende shumë për të bërë po krahasimi me tre vjet më parë është i kotë dhe mjekët nuk janë ashtu të gjithë, përkundrazi, sepse ndryshe nuk do shërohej askush në Shqipëri! Por ata që shërohen nuk bëjnë lajm, dihet kjo!

Brisilda Stolia: Nuk e kuptoj si mund të përfitosh shërbim kur nuk ke siguracion shëndetësor apo kam kuptuar gabim?

Edi Rama: Kush nuk është i siguruar për shkak se e ka të vështirë ta përballojë, merr mjekun e familjes falas dhe do t'i marrë edhe ilacet falas, ja kështu duhet kuptuar kjo.

Neki Shahini: Ishalla është kështu si thua ti.

Edi Rama: S'është me ishalla Neki, është në buxhetin e vitit 2017, 8 milionë USD për të dhënë FALAS ilaçet e rimbursueshme për këdo që do ketë nevojë ndër 600 mijë shqiptarë të pasiguruar!

Asard Durrës: Shpresojmë ishalla nuk është rrenë.

Edi Rama: Në këtë faqe nuk ka rrena, po deshe të dëgjosh rrena të jap unë disa adresa të sigurta.

Ervin Nur: Çfarë na the...

Edi Rama: Asgjë Ervin asgjë, në këtë faqe nuk ia vlen të hyjnë ata që s'duan as të shikojnë as të dëgjojnë as të kuptojnë!

Ervin Nur: Po, ke të drejtë. Ne nuk duam me shiku dhe dëgjuar dhe nuk duam as të kuptojmë. Po ti kur do i kuptosh ata persona që kanë kryer një shkollë dhe janë pa punë, kur do i japësh popullit ndonjë lek me jetu pak më mirë, kur do i furnizosh me ujë, kur do i bësh ndonjë rrugë?

Edi Rama: Po pse për shembull nuk të duken lekë ty as rritja e rrogave, as rritja e pensioneve, as ulja e taksave për 97% të shqiptarëve, as pagesa e mjekut të familjes dhe e ilaçeve për 600 mijë shqiptare të siguruar?! Sepse, siç të thashë, në këtë faqe nuk kanë ç'gjejnë ata që nuk duan as të shikojnë, as të dëgjojnë, as të kuptojnë!

Sa për ata që kanë mbaruar një shkollë dhe duan punë, kam parë plot, me mijëra e mijëra që kanë gjetur punën, sepse e kanë kërkuar dhe nuk kanë pritur t'u vije në fejsbuk, ndërsa "ndonjë rrugë" edhe e kemi bërë po kur s'do t'i shohësh as rrugët nuk i sheh dot!
Ilir Bualli: Sa në hall je, po e ke zgjidh mirë.

Edi Rama: Në fakt unë në këtë çast kam hallin tënd që s'do të kuptosh.
Bilbil Muça: Ti nuk di gjë çfarë ndodh në spitale e farmaci e mjek familje e ilaçe falas, kurse populli e di deri sot që po vuan sot e këtë dite. Unë jam një emigrant që jetoj në Milano kam ardhur në moshën 16 vjeç nga varfëria e me siguruar një jetë sa më të mirë.

Të gjithë vjedhin dhe këtu në Itali, por funksionon shërbimi shtetëror dhe spitalet dhe puna civile, asistenca e popullit nuk e lë në baltë, ligji është ligj. Zoti kryeministër, mbaj mend kur ke ardhur në Milano unë kam qenë i pari që kam mbledhur bizneset investitorë italianë... dhe po shikoj që sot u bëre kryeministër i Shqipërisë, nuk shikoj ato fjalë që ke folur në sallën e konferencës

Edi Rama: Bilbil Muça në fakt ne po bëjmë hap pas hapi të gjitha ato që unë kam thënë, po nuk është mirë të flitet në përgjithësi dhe as të thuhet në Shqipëri s'ka bukë, s'ka ndihmë ekonomike, s'ka e s'ka asgjë!... Jo sepse në Shqipëri ka me bollëk gjithçka e për të gjithë, por sepse në Shqipëri ka ndryshime dhe zhvillim të vazhdueshëm krahasuar me nga u nisem tre vjet më parë, po nëse fillojmë pastaj bëjmë krahasime me vendet më të zhvilluara të planetit nuk dimë më as çfarë flasim!
 
 
Shëndetësia
“600 mijë qytetarë të pasiguruar përfitojnë nga Janari 2017 rimbursim të plotë për ilaçet, duke kursyer 8 milionë dollarë në arkën e familjes së tyre për nevoja të tjera”.
 
Ironia
“Në këtë faqe nuk ka rrena, po deshe të dëgjosh rrena të jap unë disa adresa të sigurta. Edi Rama: Asgjë Ervin asgjë, në këtë faqe nuk ia vlen të hyjnë ata që s'duan as të shikojnë as të dëgjojnë as të kuptojnë!”



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai