Edi Rama, dy falenderime
në 24 orë për Lulzim Bashën

Edi Rama, dy falenderime<br />në 24 orë për Lulzim Bashën<br>
Kryeministri Edi Rama megjithëse është shfaqur në terren duke nisur nga Kamza, Fushë Kruja, Vlora, Fieri dhe mesditën e të dielës në Berat, është mirëinformuar edhe për aktivitetin e kreut të opozitës Lulzim Basha.

Ajo që bie në sy, është fakti se në harkun kohor të 24 orëve kryeministri krahas shqetësimit për situatën nuk ka harruar të falënderoje rivalin polik Lulzim Basha. Falenderimi i parë lidhej me mundësinë që opozita i dha kabinetit qeveritar duke u tërhequr nga diskutimet e buxhetin e në sallën e parlamentit.
Këtë falënderim Rama ia adresojë Bashës, pasi opozita me atë vendim i dha kohë ministrave të dilnin në terren.

Ndërkohë që shefi opozitës sapo kishte përfunduar vizitën para kamerave në Darëzezë të Fierit, kryeministri me shpejtësi do të shkruante në Facebook 44 fjalë që përcillnin falenderimin për Bashën. “Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe” shkruante Rama në postimin e tij shoqëruar me një foto të Bashës. 

rama basha
(Falenderimi i dytë i Ramës për Bashën)

Dy falenderime brënda 24 orëve nga kryeministri në adresë të kreut të opozitës është një ngjarje e pazakontë. Edhe pse vijnë pas veprimeve krejt të zakonshme të Lulzim Bashës. Pa paragjykuar falenderimet e kryeministrit krahas aspektit civil e human të këtij xhesti nga Rama, ato përcjellin edhe mesazhin e një paqeje që mesa duket duhet te ringjallet pas asaj të nënshkruar me marrëveshje parazgjedhore te 17 maj.

Por Duket se kryeministri e ka harruar faktin se Lulzim Basha sot në krye të opozitës është njeriu që ka drejtuar Ministrinë e Transporteve e cila direkt apo indirekt mbart përgjegjësi për katrahurën me sistemet kulluese të rrugëve, përgjegjësi e cila është e njëjtë edhe për pasardhësit e Bashës. Përmbytjet e ripërsëritura nuk janë thjesht një fatkeqësi natyrore por rezultati i keqqeverisjes mbi territorin e vendit në këto 25 vitet e fundit për të cilat faj kanë të gjitha forcat politike që i është besuar qeverisja. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato