Zbulim befasues në bregdetin e Anglisë, gjenden qindra ‘gjurmë Jurasike’ të dinozaurve! (VIDEO)

Një tjetër provë se mbi Tokë, miliona vite më parë kanë ekzistuar ‘Parku Jurasik’ dhe Dinozaurët.

Zbulimi historik dhe befasues është bërë në bregdetin jugor të Anglisë. Qindra gjurmë dinozaurësh që datojnë nga Jurasiku i Mesëm, ose rreth 166 milionë vjet më parë, janë gjetur në guroren Dewars Farm, në Oxfordshire. 

Shkencëtarët nga Universitetet e Oksfordit dhe Birmingamit kanë identifikuar pesë shtigje të mëdha gjurmësh, njëra prej të cilave është mbi 150 metra e gjatë. 

Katër nga rrugët i përkasin sauropodëve barngrënës gjigantë, ndoshta Cetiosaurus, dinosaurëve me qafë të gjatë që mund të arrinin 18 metra gjatësi, të afërm të Diplodocus-it të famshëm. 

Një video është shpërndarë edhe në rrjet, ku duken shkencëtarët duke punuar mbi këtë zbulim.

Një tjetër gjurmë e zbuluar ka qenë ajo që i atribuohet Megalosaurus, një grabitqar mishngrënës 9 metra, me putra karakteristike me tre gishta dhe të pajisur me kthetra.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Drejtuesi i ‘Benzi’-it përplas për vdekje 70-vjeçarin me biçikletë

Cërrik/ Drejtuesi i ‘Benzi’-it përplas për vdekje 70-vjeçarin me biçikletë