Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën serbe ‘Blic’ ka deklaruar se e ndien dhimbjen e Presidentit Vucic për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vucic për të zgjidhur problemin e Kosovës.
Iniciativa e Vucic për nisjen e dialogut të brendshëm për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë.
Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale” u shpreh ai.
Por cila është zgjidhja më e mirë sipas Ramës për Kosovën? “Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia! Por, e di se kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku”.
Kryeministri shqiptar foli edhe për deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë Dacic për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe.
“Zhurma rreth deklaratës për ‘bashkimin e Shqipërisë me Kosovën’ ishte një konkluzion trivial, e jo një plan, kërcënim apo dëshirë. Por, nëse mbyllet horizonti i integrimit të rajonit tonë në BE nuk është e vështirë të parashikohet rizgjimi i fantazmave nga e kaluara” tha ai.
Ndërsa përsa i përket raporteve mes Shqipërisë dhe Serbisë, Rama u shpreh se janë më të mirat që kanë qenë ndonjëherë.

Intervista e Rames ne gazeten serbe 'Blic'
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO