Edi Rama ekspozitë në Mynih

Edi Rama ekspozitë në Mynih
Edhe pse prej dy vjetësh është në detyrën e kryeministrit, Edi Rama nuk heq dot dorë nga arti. Një galeri e njohur gjermane ka njoftuar se nga 11 shtatori deri në 10 tetor, vizatimet e Ramës do të ekspozohen për t’u parë nga publiku gjerman.

Bëhet fjalë për galerinë Kampl në Mynih. Në faqen “online” të saj janë publikuar 78 krijimet e Ramës të përzgjedhura për t’u ekspozuar. 

Shumica e vizatimeve janë krijuar mbi fletët e axhendës së tij të përditshme apo ftesave të ardhura për pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme, gjatë viteve 2003-2013. 

Por punimi i parë i Ramës që do të ekspozohet është ai mbi një kërkesë për t’u takuar në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës nga ministri i Shëndetësisë së kohës, Nard Ndoka. /Top Channel/ 
ekspozite e rames 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës