“Është dita që të pranojmë largimin e tij nga Grupi për arsye tërësisht personale. Ju siguroj se ky largim nuk është heqja e mbështetjes nga Andisi, sepse ai do vazhdojë të jetë jo vetëm një mik por dhe një mbështetës i rrugës tonë drejt fitores së zgjedhjeve. Arsyet janë personale dhe unë i mirëkuptoj. Ndodh që arsyet personale mund të prevalojnë mbi ato politike. “
Deputeti Andis Harasani kohët e fundit jetonte në SHBA së bashku me gruan e djalin e tij.
TAKSA E BIZNESIT TE VOGEL
Kryetari i Partisë Socialiste në mbledhjen e Grupit PS u ndal në biznesin e vogël, duke iu përgjigjur akuzave që kryeministri Berisha bëri dje në Grupin PD ai tha se “PD po dëmton biznesin e vogël në dobi të biznesit të madh me të cilin ka lidhje“.
"Berisha kërkon të mbrojmë supermarketet e familjes nga ata që për të siguruar bukën e gojës dalin për të shitur në një tezgë 5 metra katror duke i tatuar me një pikë sa të mos marrin frymë, dhe mallrat e tyre të mos shiten më, por të përfundojnë nës rrjetet e supermarketeve të mbështetura në rrugë klienteliste nga Sali Berisha e Ridvan Bodja"- nënvizoi Rama.
Ai shtoi "vëmendja e PS-së do të vijë duke u intesfikuar dhe kjo e ka shqetësuar qeverinë “duke ndërmarrë një reagim tërësisht manipulues ndaj opinionit publik”
Sipas kryetarit te PS-se “Biznesi i vogël përjeton krizë dramatike dhe kriza e përgjithshme rëndon më shumë se kudo tjetër mbi ekonominë familjare të ndërtuar mbi këtë biznes....Në 7 vite të kësaj qeverisjeje nuk janë ndërmarrë hapa në ndihmë të biznesit të vogël e të mesëm...Qysh prej 2009 në këtë vend mbyllen 4 mijë biznese pasi nuk përballojnë dot detyrimet tatimore."
“Është e pavërtetë që qeveria ka përgjysmuar barrën fiskale, përkundrazi e ka rritur këtë barrë fiskale”- deklaroi Rama, duke shtur se kjo është një e vërtetë që “Nuk mund ta fshehi bota mediatike që mbahet me reklamat e Saliut për të sulmuar opozitën” - tha Rama.
Sipas PS biznesi i vogël është subjekt i tatimit të dyfishtë, duke paguar dhe pranë pushtetit vendor dhe atij qendror.
“Është sistemi i taksës së sheshtë që ne e konsidrerojmë grabitje të më të dobtëve që ka sjellë tatimin mbi të ardhurat dhe tatimin mbi vlerën e shtuar mbi biznesin e vogël, duke bërë që barrën më të madhe në ekonominë tonë ta mbajnë më të dobëtit” - nënvizoi Rama.
Ai premtoi se PS me ardhjen në pushtet do heqë taksën e biznesit të vogël. “Ka pasur rolin e saj në historinë e procesit të decentralizimit të pushtetit vendor. Por koha e saj ka kaluar dhe ne premtojmë se nuk do ta paguajnë më taksën e biznesit të vogël.”-përfundoi Rama.
(sg/shqiptarja.com)