Edi Rama: Ja se si e gjeta
Kryeministrinë e Berishës

Edi Rama: Ja se si e gjeta<br />Kryeministrinë e Berishës
TIRANË - Edi Rama e ka gjetur edhe Kryeministrinë siç ka gjetur çdo institucion tjetër, kur ka marrë në dorë drejtimin e tij.

Rrakatina, rraqe përtokë, mure të mykura, pllaka të thyera, tela elektrike të zhveshura, satelitë të ndryshkur, kolltukë e tavolina - modele tipike të mobiljeve komuniste - kënde e qoshe si mos më keq deri dhe lecka pastrimi shuk e sandale me taka kthyer përpjetë.

Edhe bojë pikturash, por e pikuar gjithandej në dysheme. Një kaos, ku dallohet qartë edhe lënia pasdore e ditëve të fundit të pushtetit në ikje, edhe përzgjedhja e mjediseve sidomos negative, por edhe braktisja për një kohë të gjatë dhe e padrejtë e këtyre mjediseve. 
 
Por që në ditët e para të tij në detyrë, "Piktorit" nuk mund të mos ia vriste sytë keqtrajtimi i mjediseve të jashtme dhe të brendshme.
 
Edhe pa parë çdo cep të saj, sikur ta parandjente gjendjen prej këqyrjes së fasadës apo ndonjë vizite të rrallë aty brenda, Rama para se të vinte këmbë në Kryeministri e të merrte detyrën u shpreh se “së pari do rikonstruktonte Kryeministrinë”.

Dhe siç edhe ka bërë gjithmonë, ashtu përsëriti historinë dhe këtë herë. E nisi me heqjen e kangjellave rrethuese, por edhe bordurave gjithë rrëke myku nga jashtë dhe 'e bitisi" me "punët me themel" nga brenda. 

I pandryshueshmi Rama!
 
Si në mendësinë tonë tradicionale, ku më rëndësi ka oda e miqve, e pas kësaj vijnë të tjerat, e vetmja që paraqitet pa të metë në kolazhin e fotove që ka paraqitur Rama është zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha.
 
Por përtej korridorit dhe sallës elegante - ku Berisha priste gjithë të ftuarit, e cila shkëlqente deri ditët e fundit dhe të bënte të imagjinoje përsosmërinë në çdo detaj në  ngrehinën simboli numër 1 i shtetit - në fakt brenda, cepave, qosheve, "nën rrogoz" kontrastonte krejt e kundërta.
  
Një shëmti, që natyra si Rama nuk mund ta përballojnë dot. Siç ka treguar më së miri e shkuara e tij.
 
Siç ka bërë sapo u vu në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitin 1999. Së pari Edi Rama rikonstruktoi ndërtesën dhe zyrat, sepse “po nuk u ndjemë mirë, nuk punojmë dot mirë”, do të shprehej atëkohë ish-drejtori i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në MKRS, Artan Lame, sot një nga ideuesit e ndryshimit të Kryeministrisë bashkë me arkitektin Artan Shkreli etj. 
 
U përgojua për bojën e kuqe “si bordello” me të cilën leu muret e brendshme të MKRS, por Rama përsëri vazhdoi më shumë i kuptuar jashtë vendit apo nga artistët e huaj që vizitonin Shqipërinë, se sa brenda sa herë troket e reja e paparë.
 
Ashtu i ndërroi krejt faqen Bashkisë së Tiranës, e cila prej paraardhësit Brojka më tipikja që trashëgoi ishte era e keqe e përhershme e tualeteve sapo futeshe tek dera e saj, pa përmendur të tjerat, tërësisht të vjetëruara dhe zymta.  

Ashtu me vizionin dhe ngjyrat e tij i ndryshoi pamjen pallateve anë rrugëve kryesore të Tiranës.

E përveç transformimit të sigurt, sa të mos e njohësh dot më, e vetmja që na mbetet të presim të shohim këtë herë është lloji i tranformimit: Kryeministria pas "operacionit plastik" ala Edi Rama.    

kryeministriaa

kryeministria

kryeministria

(Në foto: Disa nga mjediset e Kryeministrisë, të postuara në faqen e kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale).  

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim