Avionët e kanë kanabisin - rimorkio, sepse ata lëvizin për kokainë e heroinë. Pse kjo situatë e tmerrshme? Ka disa arsye, nuk është rastësi. Qytetarë më falni, por unë do them të vërtetën, sado të më kushtojë. Shkaku kryesor është tek kanaçja e qelbësirave, kur mediat e opozitës lëshuan moton: Qelbësira bashkohuni të përmbysim Sali Berishën, që donte të thoshte horra e falsifikatorë, bashkohuni të përmbysim Sali Berishën! Dhe kur erdhi 23 qershori, ata kërkuan haraçin!”.
Por pas tij erdhi edhe reagimi i kryeministrit të vendit Edi Rama. Në fjalën e tij ai theksoi se Partia Demokratike duhet të distancohet nga këto akuza duke shtuar “Jeni kundër drogës apo me Dashon”, duke ironizuar kreun e komunës Lazarat. “Ju thoni të ndaloni qeverinë, të ndaloni kapjen e drogës apo të trafikantëve. Ju keni kapur 14 ton kurse në këtë periudhë janë kapur afër 29. Ndaheni mendjen: jeni me kultivuesit apo kundër drogës? Jeni me Dashon apo me policinë? Koha do të tregojë shumë gjëra. Edhe për punën tonë. Jeni në një gjendje shumë të rëndë, dhe nuk e di si do të shpëtoni. Ne ju duam këtu, sa më pranë vendit si opozitë”, tha kryeministri Rama.
Deputeti socialiste Taulan Balla hodhi edhe akuzat më të forta ndaj Partisë Demokratike. Në fjalimin e tij pas largimit të Sali Berishës nga salla e Kuvendit akuzoi opozitën se kërkojnë që të bëjnë sa më shumë zhurmë në mënyrë që të tërheqin vëmendjen nga statusi dhe nga hetimi i dosjeve penale.
Duke iu referuar një mbledhje grupi të PD-së, Balla theksoi se Berisha ka dhënë direktivat që deputetët të bëjnë gjithçka në mënyrë që të mos merret statusi dhe hetimi i dosjeve. “Të nderuar protestues nesër keni mundësi për të njohur Dash Lazon. Të gjithë keni mundësinë e artë për të njohur Dashon. Të merrni farën e mirë të Lazaratit, pasi e mbanë me vete. Këta bëjnë të gjithë këtë zhurmë pasi Berisha në mbledhjen e grupit i ka thënë deputetëve: “Dëgjo se Rama-Meta po e marrin statusin, nuk i kapim dot më kurrë.
Duhet të bëjmë çmos që statusi të mos merret. Po hetohen shumë dosje, edhe ILDKP po heton dosje pasurish, duhet zhurmë e madhe që të tremben dhe të mos të hetojnë. Bujar nuk ka ç’na bën më, janë 300 dosje nuk mbyllen dot të gjitha prandaj duhet zhurmë”, pasi janë 300 dosje dhe në disa prej tyre po hetohen në thellësi dhe rrënjët i kanë tek Saliu”,- theksoi deputeti socialist Taulant Balla. Por pas përfundimit të fjalës së Ballës, erdhi menjëherë reagimi i deputetit Flamur Noka i cili bënte edhe rolin e Berishës në Kuvend pasi ish-kryetari i tij u largua nga salla.
Në reagimin e tij Noka nuk e përgënjeshtroi deklaratën e Ballës përsa i përket debatit që është bërë më mbledhjen e grupit të PD-së por nisi valën e akuzave ndaj Ballës si kundër reagim. Në fund të seancës, mazhoranca rrëzoi me votat e saj kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për trafikun e lëndëve narkotike. Partia Demokratike ndryshe nga herët e tjera, qëndroi deri në fund të seancës duke marrë pjesë në votim.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)