“Hajdeni këtu dhe drejtohuni anëtarëve të Kushtetues, që sot kanë në dorë hapjen e rrugës për negociatat”. Ishte kjo thirrja e kryeministrit Edi Rama drejtuar deputetëve të Partisë Demokratike gjatë seancës parlamentare të kësaj të enjteje.
Gjykata Kushtetuese do të thotë sot fjalën e fundit për ligjin e Vetingut, duke marrë një nga vendimet më të rëndësishme dhe historike për shqiptarët.
Vendimi i Kushtetueses është përcaktues jo vetëm për çeljen e negociatave dhe kthimin e Shqipërisë në një vend normal, por edhe për shembjen e kështjellës së korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe më pas në politikën shqiptare.
Edhe pse Komisioni i Venecias e ka konfirmuar ligjin në përputhje me Kushtetutën dhe të konventat ndërkombëtare, Partia Demokratike pretendon është Gjykata Kushtetuese ajo e cila duhet të shprehet mbi kushtetutshmërinë e ligjit.
Komisioni i Venecias e vlerësoi plotësisht ligjor dhe kushtetues ligjin e Vettingut, duke i kthyer përgjigje negative pretendimeve të opozitës dhe Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese me 8 anëtarë mund ta cilësojë ligjin si kushtetues, mund ta rrëzojë, mund ta shtyjë deri në plotësimin e vendit vakant të anëtarit të 9 të kësaj gjykate, mund ta refuzojë draftin dhe t’ia rikthejë Kuvendit për riformulim dhe mundet të abstenojë, një procedurë kjo e ndjekur në vitin 2009, kur shqyrtoi ligjin e Lustracionit duke sjellë rrëzimin e tij.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com