Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Partia Socialiste mbështet hapjen e listave, por kjo nuk do të thotë se preket pakti i 5 qershorit, pasi janë procese paralele. "Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që cdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shpresë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse dhe përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe më komode për një parti të madhe dhe por edhe për mua si kryetari i partisë, që në këtë rast duhet t'u jap të gjithëve jo me fjalë por me faktin e hapjes së listave mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë për mua prioriteti komoditeti im, por që PS-ja të reflektojë. E di që ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë ka qenë e shprehur vazhdimisht depolitizimi i administratës zgjedhore". Por si do të bëhet kjo hapje e listave, Edi Rama nuk e sqaroi. "Kjo është cështje teknike nuk është e imja, e imja është që hapja e listave të mos cenojë përfaqësimin e grave. Duhet garantuar dhe janë të gjitha mundësitë që të garantohet".
Lajmi kryesor:
Rama: Hapim listat pa ndryshuar sistemin, ndalohen koalicionet parazgjedhore, por pakti me PD-LSI i 5 qershorit nuk preket (VIDEO)
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
53.2%
-
Jo
20.9%
-
Duhet më shumë
26%
Vota total: 235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor, 20:25
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29