Mes batutave për ariun e cirkut të Tiranës Sivla, ironive të fotove nudo dhe historive të përplasjes së tij me shkodranin dhe qenin e që Rama do ta merrte në Rilindje meqë i zoti me shtëpinë e të përmbytur donte të vdiste si i djathtë, kreu i PS Edi Rama u përball për herë të parë në terren me të majtët, pas vendimit të PS për tu bashkuar me LSI.
“Thonë se burrat e këtij vendi në kafe bëjnë mbledhje, dhe në mbledhje bëjnë muhabet. Nëse keni ardhur këtu për të më parë mua si ariu në mes të cirkut që ju bën për të qeshur, nuk jemi këtu për këtë. Tirana ka pas një ari Silva dhe unë mund t`i ngjaj pak atij, por s`jemi këtu për të qeshur.
Është e çuditshme se kur flasin gratë në mbledhje burrat nuk i dëgjojnë, ndërsa në shtëpi i dëgjojnë, s`kanë ku shkojnë”.Me këtë batutë e ka vënë Rama qetësinë në sallën që gumëzhinte, e gjetur e papërgatitur për koalicionin e ri. Me moton e vetme “Të heqim qafe Saliun, ndryshe humbet kuptimi i Rilindjes”, lideri i së majtëve u mundua që të shpjegonte para qytetarëve të Kamzës arsyet pse e çuan në bashkimin me LSI.
Kryesocialisti ka qenë i gatshëm edhe për këtë shpjegim: “Mos u ngatërroni. Ajo është çështje e koalicionit. Ju gjykojeni si të doni. Ju doni PS, ja ku jemi ne të PS këtu me ju. Doni ju që kjo PS të zgjerohet e vetme, jepini votat dhe na votoni në 23 qershor”, tha ai.
Rama nuk ka hezituar të përmendë edhe të famshmet foto të tij nudo, para të moshuarve socialistë që i trembeshin vjedhjes së votës. “Ne duhet të bashkohemi të gjithë që sado të vjedhë ai, nuk shkon dot aq sa do të fi tojmë ne. Ti po ke frikë se të vodhi votën, mos shko vetëm, merr dhe një me vete.
Kështu që po vodhi një, mbetet një në kuti. Se pastaj do të ngelesh si puna ime te ajo foto lakuriq, pa asgjë. Kështu që mos shko me një palë, merr dhe një tjetër me vete”, ka gjetur ai një “zgjidhje” të çastit, duke shpërndarë humor në sallë, e duke shkrirë akullin e “koalicionit të pamoralshëm”
TAKIMI
Diskutimet dhe batutat në Kamëz mes programit e koalicionit me LSI
Rama: Kemi në Shqipëri Republikën e juristëve që kur mbarojnë shkollën rrinë kamarierë. Këtu është hapur dhe shkollë profesionale, por nuk ka asnjë sepse nuk mund të bëhesh elektriçist duke e parë llambën në fotografi apo duke të vizatuar rubinetin në letër hidrauliku.
Në kemi programin tonë kemi projekte, nuk mund të rrish nëpër baste se burgu vjen pastaj. Si thoshte dhe John Deep “Hyra në burg me hashash dhe dola nga burgu me diplomë për heroinë dhe kokainë”. Kjo nuk është për të qeshur. Kjo është e padrejtë. Ata e hëngrën njëherë me piramidat dhe tani po e hanë pa e ndierë fare e në fund do t`ua dëgjoj krismën.
-Ta pushojmë nga puna me votë Sali Berishën. mjaft me këtë tifozllëk.
-Një plak në Shkodër tifoz i çmendur demokrat më del përpara, por ishte lagur, ishte bërë qull dhe shtëpinë e përmbytur vetëm çatia i dukej dhe më thotë “unë shtëpi s`kam, kam vetëm një qen dhe prapë do të votojë për Saliun. Po ti çdo këtu? Unë i thash “po mirë ti vdeksh qull si je, po qeni ç`faj ka, të paktën na sill qenin te Rilindja që ta shpëtojnë, ti rri te rrënimi”.
-E provuat një parti, çfarë fituat? Provoni këtë tjetrën, po s`fituat dhe nga kjo, tjetrën. Se këtu është bërë si te ajo barsoleta që thonë tiranasit, “Buk e djath e Rikard djali”, por do bëhet “buk e djath e Saliu”. Ai ikën në 23 qershor vetëm duke e mundur me votë.
-Nga salla: Po do na e vjedh votën prap ai.
Rama: Ne duhet të bashkohemi të gjithë që sado të vjedhë ai, nuk shkon dot aq sa do të fitojmë ne. Ti po ke frikë se të vodhi votën, mos shko vetëm, merr dhe një me vete. Kështu që po vodhi një, mbetet një në kuti. Se pastaj do të ngelesh si puna ime te ajo foto lakuriq, pa asgjë. Kështu që mos shko me një palë, merr dhe një tjetër me vete.
-Kush thotë sesi u bë kjo punë, nuk duhet të harrojë se ne duhet të heqim qafe Saliun. Po nuk e hoqëm na humbet dhe kuptimi i Rilindjes
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (plint) 04.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)