Në fjalën e tij të mbajtur në sallën e mbledhjeve të OKB-së, Rama kërkoi njohjen e shtetit të Kosovës nga ata vende që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, si Greqia, Serbia, në rajonin e Ballkanit, por edhe për vendet që janë anëtare të BE-së apo më gjerë.
Gjithashtu, Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se, integrimi i vendit në Bashkimin Europian, është një ndër prioritetet e qeverisë, por edhe prioritet i të gjitha vendeve të Ballkanit.
Për më shumë se 10 minuta, për herë të parë në sallën e OKB-së, Kryeministri i, Edi Rama tha se, Shqipëria nuk është vendi me imazhin e keq që është personifikuar nga disa filma që janë bërë nga Hollivudi.
Sipas tij, Shqipëria është një vend i vogël, me potenciale të mëdha, që aktorët e mëdhenj Al Paçino, Roberto Deniro, Dustin Hofman duhet ta njohin.
(Në foto: Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në OKB)
SHQIPËRIA, VEND I VOGËL ME POTENCIAL TË MADH
“Shqipëria është një vend i vogël me potencial të madh, me bukuri të jashtëzakonshme dhe sfida ime është që ky potenciat të rrihet të arrihet dhe të bëhet i prekshëm. Por për këtë gjë, do të duhet mirëkuptim nga miqtë dhe partnerët. Filmat si “Taken 1”, “Taken 2, “Bishti i Qenit”, apo dhe filma të tjerë, etj janë me subjekte që nuk flasin mirë për Shqipërinë dhe prandaj aktorët e mëdhej, Liam Nelson, Roberto De Niro, Dustin Hofman, duhet ta njohin këtë vend”, tha në fillim të fjalës së tij, Kryeminstri Edi Rama.
KORRUPSIONI DUHET TË MUNDET
Në fjalimin e tij, para përfaqësuesve të vendeve anëtare të OKB-së, kryeministri Rama tha se, korrupsioni është një e keqe që duhet luftuar dhe Shqipëria do ta mundë. “Korrupsioni është një fenomen që bën të njëjtën gjë, që bën edhe një shpatë në një fytyrë të bukur, e shkatërron atë.
Korrupsioni kthen pas investitorëve të huaj pas. Korrupsioni duhet të mundet që të kemi investime, që të investojmë në turizëm, që ta shijojmë. Z. President bota ka ndryshuar mjaft kohët e fundit. Reforma e ndërmarrë nga OKB-ja duhet të ndryshojë botën”, tha Rama.
SHQIPËRIA, SYNIM PËR TU ANËTARËSUAR NË BE
“OKB –ja është një prej organizmave më të rëndësishëm botëror, ne u bashkuan në mesin e shekullit të kaluar. Por kjo organizatë nuk është e vetme, pasi BE është një tjetër synim i yni. Nëse BE-ja ka kthyer vëmendjen e tij drejt vendit tonë, rajonit tonë, të gjithë së bashku, shqiptarë, serbë, malazezë, maqedonas, boshnjakë, duhet ti mbajmë sytë drejt BE, për një të ardhme më të mirë më të begatë. Bashkëpunimi që nuk do bazohet në ekonomi, nuk do të rezultojë efikas.
Ne nuk duhet të merremi për gjëra që na humbi kohë, pasi askush nga ne nuk e ka këtë luks. Ky bashkëpunim i sukseshëm ka një kriter për arritjen e bashkëpunimit ekonomik", theksoi Rama.
THIRRJA E RAMËS: NJIHNI SHTETIN E KOSOVËS
Gjatë fjalës së tij në OKB, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje që ata shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë gjë. Në fjalën e tij, Rama tha se, Kosova deri më tani është njohur nga 104 vende, ndërsa ka ende vende që janë skeptike për të. “U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë gjë që tu bashkangjiten atyre vendeve që me njohjen e tyre kanë luajtur një rol të rëndësishëm”, tha Rama, duke mos përmendur emrat e vendeve që ende nuk e kanë njohur, si Greqia, Serbia, Spanja, Rusia, apo vende të tjera.
“Vizioni im për Shqipërinë është një vizion që Ballkani të punojë së bashkë. Prandaj ta themi që luftërat janë pjesë e të shkuarës. Arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë starton një eopkë të re në Europën juglindore. Dialogu me ndihmën e BE-së, sfidon çdo vend të rajonit në perfomaancat e reja të bashkëpunimi dhe kooperimit. Ka ende disa, aty-këtu që mendojnë se i përkasin të kaluarës. Por e vërtetë që mbizotëron është se Thaçi dhe Daçiç kanë ditur tu bëjnë ballë edhe sulmeve të ndryshme nga ata që nuk besonin në arritjet e marrëveshjeve.
Është thelbësore që epokën e re, ta jetojmë pa e kthyer kokën pas, tek luftërat. Prandaj Shqipëria është e angazhuar për paqen në rajon dhe prandaj do të punojë për pavarësinë e Kosovës.
U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë gjë që tu bashkangjiten atyre vendeve që me njohjen e tyre kanë laujatur një rol të rëndësishëm.
Për ata që janë skeptikë them: Populli i Kosovë, e meritojnë të njihet si Republikë. Në këtë angazhim do të ishte shumë e rëndësishme për rrugën drejt BE”, tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij.
“Kroacia është bashkuar me BE-në, ne po presim në rradhën, po kështu edhe Serbia dhe Kosova. Duke pasur parasysh se çdo vend në rajon ka zëvendësuar politikat e ndarjen me atë të bashkimit, ne mund të demostrojmë që shumë kemi ndryshuar dhe sa shumë shpejt mund të ecim të zëmë vendin tonë përkrah vendeve të BE. Le të jenë Ballkani që kaq gjatë është njohur për luftën dhe gjakëderdhjen të njihet si vendi bashkimit dhe i ecjes para”, tha Rama gjatë fjalës së tij.
(Në foto: Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në OKB)
RAMA: SIRIA NJË TRAGJEDI E TMERRSHME
Gjatë fjalës së tij, në OKB, kryeministri shqiptar Edi Rama, nuk la paprekur edhe krizën siriane, luftën civile që ka marrë më shumë se 100 mijë jetë njerëzish. “Z. Presidentit do të doja që të flisja për një tragjedi më të tmerrshme humane. Deri tani ka marrë më shumë se 100 mijë jetë, ka sjellë një vend në mes të shkatërrimit. Përdorimi i armëve kimike përbën një krim që nuk duhet të mbetet i pandëshkuar”.
Sipas Ramës, marrëveshja për asgjësimin e armëve kimike është një fije shprese. “Megjithatë me ketë pamje të zbehtë, ka ende një fije shprese që ka lindur. Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar një rezolutë për shkatërrimit e armëve kimike në Siri, që duhet të implementohet”, tha Rama, duke folur për Sirinë.
RAMA: RILINDJEN DO TA BËJMË
Kryeministri Edi Rama tha se, Rilindja e Shqipërisë edhe pse do të të jetë e vështirë, do të arrihet.
“Ndërsa ngjitesha në këtë foltore ndjeva se çdo të thotë të jesh lideri i një vendit dhe historikun e këtij vendi. Ndjeva sfidat që ka arritur dhe që nuk ka arritur. Ndërsa garoja për postin tim zgjodha temën e Rilindjes, por të gjithë e dinë që këto fjalë janë pjesa më e lehtë, pasi këto fjalë duhet ti kthejmë në punë. Duhet të mbështetemi në organizata të ndryshme, qeveri të ndryshme, institucione të tjera, nga ku mund të mësojmë për të ecur para.
Rilindje nën kupton një Shqipëri të re, do të duhet kohe, mirëkuptim, lidership, etj, por e di dhe besoj se mund të arrihet”, tha në fund të fjalës së tij, në OKB, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Redaksia online
(ac/mag/a.ç/shqiptarja.com)