Edi Rama në Shijak: Prioritet
zhvillimi i fshatit dhe bujqësisë

Edi Rama në Shijak: Prioritet<br />zhvillimi i fshatit dhe bujqësisë
Zhvillimi i fshatit dhe i bujqësisë mbetet një prioritet i qeverisë shqiptare. Gjatë një bashkëbisedimi me fermerë të Shijakut, kryeministri Rama deklaroi se zgjidhja e problemeve të trashëguara si pronësia mbi tokën bujqësore dhe sistemi i ujitjes e kullimit, janë në rrugën e zgjidhjes. 

 
“Në 25 vjet nga dalja e ligjit, jo vetëm që nuk u shpërndanë titujt e pronësisë, por përkundrazi, situata vetëm u ngatërrua. Ne kemi ndërmarrë një operacion masiv në gjithë territorin dhe me bashkitë e reja kemi filluar procesin e dhënies së pronësisë bazuar në ligjin 7501.

Qysh prej vitit 1991, kanalet vaditës e kullues u lanë në mëshirë të fatit. Ne jemi angazhuar edhe këtu. Në këtë aspekt me bashkitë po bëhet një punë e madhe dhe do vazhdojmë me këtë operacion deri kur të mos mbetet asnjë metër katror tokë bujqësore e pa ujitur apo e pa garantuar për kullimin. Është njëkohësisht dhe paketa më e madhe financiare që një qeveri ka vënë në dispozicion të ujit në parcelë qysh nga viti 1991",
tha Rama.
 
Në mbështetje të prodhimit bujqësor dhe zhvillimit të agro-përpunimit, qeveria ju ofron fermerëve një mundësi të re financimi përmes Fondit Kombëtar të Garancisë, për të cilin, Kryeministri theksoi se krahas buxhetit të shtetit përbën një tjetër linjë financimi.

“Ne kemi krijuar një Fond Kombëtar të Garancisë për fshatin, për prodhimin bujqësor, për t’i dhënë akses fermerëve për të financuar zhvillimin e prodhimit, apo elementë të ndryshëm të ciklit të prodhimit, duke marrë kredi të garantuara nga shtetit.

Këtu nuk bëhet fjalë për të zëvendësuar buxhetin e shtetit. Buxheti i shtetit për fshatin në këto 3 vjet është rritur dhe do vazhdojë të rritet. Këtu bëhet fjalë për të pasur edhe një linjë tjetër financimi, që është komplementare me të parën, si kudo në çdo vend normal dhe bëhet fjalë për kredi, të cilat në rastin e bujqësisë garantohen nga shteti", u shpreh kryeministri.
  
Pas takimit me fermerët kryeministri u njoh edhe me projektet e përfunduara apo që po zbatohen në kuadër të rilindjes urbane në Shijak.
 
Tashmë qyteti ka një qendër tërësisht të re dhe funksionale, ndërkohë puna vazhdon në kantiere të tjerë.  Investimet në këtë qytet, do të vazhdojnë me 9 projekte të tjera ndër të cilat parku, ndërtimi i pedonales në qendër, unaza e vogël etj. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh