Edi Rama nesër në Prishtinë
vendoset shtatorja e Ismail Qemalit

Edi Rama nesër në Prishtinë<br />vendoset shtatorja e Ismail Qemalit
Kryeministri Edi Rama do të jetë të shtunën në Kosovë ku do të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së “Ismail Qemalit” në Prishtinë.
 
Komuna e Prishtinës në njoftimin e saj zyrtar, sqaron se kjo ceremoni do të bëhet në hapësirën para ish-Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.
 
Sipas axhendës, gjatë kësaj ceremonie do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliçi”.
 
Projekti për të vendosur shtatoren e Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në qytetin bregdetar të Vlorës u vendos në nëntorin e një viti më parë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit