Edi Rama: Një ditë e re për Shqipërinë Evropiane

Edi Rama: Një ditë e re për Shqipërinë Evropiane

Edi Rama

Të dashur miq dhe të ftuar, shumë të dashur qytetarë dhe qytetare të Shqipërisë, shqiptarë dhe shqiptare kudo që ndodheni!  Sot është një ditë e re për Shqipërinë! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju, që jeni këtu bashkë me mua për ceremonialin e ngritjes së flamurit të Bashkimit Europian, pas çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e bashkuar europiane.

Prania juaj këtu është më shumë sesa një prani protokollare sepse ju dhe institucionet që përfaqësoni jeni drejtpërdrejtë kontributorë në ndërtimin e rrugës europiane të Shqipërisë.  Ngritja e këtij flamuri sot në selinë e kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel, jo vetëm në marrëdhëniet me Bashkimin Europian por dhe me të ardhmen e saj me institucionet, liritë dhe të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e saj në çdo drejtim.

Ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me vlerat, parimet, standardet, rregullat dhe frymën e bashkëjetesës demokratike europiane.

Do kisha dashur shumë që sot të mund të ishte këtu dhe opozita, jo thjeshtë sepse jo gjithçka që është arritur në këtë rrugë të gjatë mban vulën e palës sonë, por sepse ky nivel i ri marrëdhëniesh i Shqipërisë me Bashkimin Europian, natyrshëm, kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës.

Mirëpo, sot për sot, opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe me logjikën e marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Shqipërinë, që nga korrupsioni domethënës tek minimi i demokracisë dhe një pjese tjetër, e cila ndryshon nga e para vetëm për faktin se nuk është damkosur si e padëshirueshme për partnerët tanë ndërkombëtarë dhe këta të dytët, edhe kur i fton nuk vijnë sepse kanë frikë nga të parët. Kështu që, hë për hë, do bëjmë siç kemi bërë gjithmonë se gjë tjetër nuk bëjmë dot edhe po të duam.

Të them të drejtën, do kisha dashur shumë, po ashtu, që përveç ftesës protokollare dhe fjalëve së mirëseardhjes të mos ishte nevoja të bëja më shumë në drejtim të miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Mirëpo, rruga e mundimshme, kthesat dhe ndalesat e saj, të tatëpjetat e vështira dhe rrëshqitjet e pashmangshme përgjatë saj, më kanë bërë më shumë se njëherë dëshmitar të faktit se kjo arritje historike do mund të mendohej pa ndihmën e tyre, aq saç mund të mendohet Reforma në Drejtësi pa mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Ideja se Shqipëria dhe shqiptarët mund të bëjnë edhe pa ata, mund të nxjerrin dhëmbët e ndryshkur të një sovranizmi katundaresk dhe i hipin kalit të Xhike Qamilit për ta katandisur Shqipërinë në leckën që fshin njollat dhe mëkatet e tyre, është thjesht shëmbëlltyra e marrëzisë ballkanike që bie ndesh me gjithçka Bashkimi Europian mishëron, si vizion i të ardhmes, si frymë lirie, paqeje dhe sigurie dhe si germë e rëndit ligjor të vendit.

Unë e di mirë se mes përfaqësuesve të vendeve mike dhe aleate këtu të pranishme, ka disa që i gëzohen kësaj arritjeje historike më shumë se disa syresh mes gjindjes sonë që nxijnë si shpirti i tyre,

Prandaj, jo vetëm dua t’i falënderoj sot me mirënjohje dhe me konsideratën më të veçantë për gjithçka bënë pa u lodhur që negociatat për anëtarësim të hapen dhe Shqipëria të ngjitet më lart në rrugën drejt majës ku populli shqiptar meriton, por dua dhe t’u kërkoj ndjesë për gjithçka u kanë dëgjuar veshët nga gojët e shthurura të Shqipërisë.

Kujtoj këtu sot me respekt të veçantë ambasadoren Romana Vlahutin, ambasadorin Donald Lu si dhe ambasadorin Luigi Soreca, emrat e të cilëve lidhen pazgjidhshmërisht me këtë sukses historik të Shqipërisë, pavarësisht pranisë së tyre fizike këtu me ne.

Shumë faleminderit të gjithëve ju që i përfaqësoni në Shqipëri miqtë, aleatët, partnerët tanë të çmuar.

Dikush, me siguri, do thotë se sot mund t’i evitoja disa prej fjalëve që i thashë deri këtu, por nuk e pata të mundur sepse ngritja ceremoniale e flamurit të Bashkimit Europian në ballin e kësaj godine nuk është simbolizimi i fundit i një beteje historike si kjo për Shqipërinë europiane, por është vetëm përshkallëzimi i kësaj beteje. Nga sot, rruga jonë nuk bëhet më e lehtë, por shumë më sfiduese dhe përballja me plagët dhe hijet e të shkuarës, e cila kërkon ende përpjekje të mëdha për t’u fituar përfundimisht, hyn në një fazë të re, fryma e ndryshimit hyn në një thellësi të re, aftësitë për ndryshim hyjnë në një sprovë të re, energjia, vendosmëria dhe durimi hyjnë në një test të ri.

Edhe ligji dhe drejtësia hyjnë në një shkallë të re vështirësie e duke i falënderuar për praninë e tyre si kontributorë të pazëvëndësueshëm në ndërtimin e kësaj rruge të atdheut drejt të ardhmes, dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë së re se shpejtësia e anëtarësimit të vendit të fëmijëve tanë në Bashkimin Europian do varet shumë edhe nga integriteti dhe nga puna e tyre.

Mos ua mohoni për asgjë në botë fëmijëve tuaj Shqipërinë europiane që meritojnë dhe jini të bindur se për sa kohë, të paktën unë do të jem këtu, shumica qeverisëse e Shqipërisë nuk do të bëhet kurrë mburoja e asnjë subjekti të punës suaj ashtu sikundër ju nuk do të ndiheni kurrë vetëm në luftën tuaj me korrupsionin dhe me krimin e organizuar.

Ngritja e flamurit të Bashkimit Europian në institucionet tona do të thotë ngritje pikërisht e kësaj lufte në një në nivel tjetër, ashtu sikundër do të thotë edhe ngritje e qeverisjes në një nivel të ri në çdo drejtim, por edhe ngritje e frymës kritike në tërësi në një shkallë të re.

Duke i falënderuar dhe mediat për punën e tyre të paçmuar, dua të shtoj sot se kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve si zëdhënës i interesit publik, por edhe si punëmarrës prandaj ne do të angazhohemi në të dy frontet, qoftë për të reflektuar mbi gabimet tona dhe për të përsosur vijën e sjelljes, qoftë edhe për të ndërvepruar me komunitetin e gazetarëve dhe përfaqësuesit e tyre në funksion të zgjidhjes së halleve dhe problemeve të tyre të mëdha në raport me punëdhënësit.

Thënë të gjitha këto, lejomëni ta mbyll duke thënë se jam tërësisht i vetëdijshëm se flamuri europian i ëndrrave dhe shpresave shqiptare të cilin do ta ngremë solemnisht, barrën më të madhe të detyrimeve e vendos padyshim mbi shumicën qeverisëse dhe posaçërisht mbi qeverinë që unë drejtoj. Të gjithë kanë kusuret dhe të metat e tyre, por kusuret dhe të metat tona lidhen me të gjithë prandaj edhe më shumë sesa gjithë të tjerët ne mund të jemi edhe problemi, por edhe zgjidhja për të gjithë.

Na takon ne dhe vetëm ne të zgjedhim përditë të jemi zgjidhja, duke mos harruar asnjë ditë së përndryshe jemi ne qe mbetemi problemi. Unë nuk do të isha këtu sot nëse nuk do ta kisha besuar qysh në ditën e parë të ngjitjes në të përpjetën e politikës, se Shqipëria bëhet, se ne shqiptarët e sotëm jo vetëm mund, por edhe duhet ta bëjmë Shqipërinë, sepse ndryshe nga tërë koha e pafundme e historisë sonë të dhimbshme, kjo kohë që na ra për hise të jetojmë mbi dheun tonë, përkon me një mundësi të artë që të gjitha gjeneratat përpara nesh nuk e patën, rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Ky rrugëtim nuk ngjan me asgjë që shqiptarët kanë jetuar në shekuj  sepse si në asnjë rrugëtim tjetër më parë, ky i yni është një rrugëtim drejt lirisë, jo robërisë, drejt paqes dhe sigurisë për fëmijët tanë, jo drejt luftërave dhe pasigurisë për hesap të të tjerëve, drejt shtetit modern demokratik të shqiptarëve, jo drejt vasalitetit apo nënshtrimit ndaj perandorish dhe regjimesh që shqiptarët nuk mundën asnjëherë t’i zgjedhin por ua imponoi forca e dhunës mbi kokën e tyre.

Ky është rrugëtimi i parë i historisë sonë ku ne kemi mundësinë e artë të bëjmë shtetin që meritojnë fëmijët tanë, falë transferimit masiv të dijes së shtetndërtimit demokratik që është thelbi i procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

I falënderoj sot me përulësinë më të thellë të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret, që me besimin e tyre më bënë një pjesë kaq të rëndësishme të këtij rrugëtimi. U kërkoj thellësisht ndjesë për gabimet e mia, ato që di apo që nuk di, duke i siguruar se asnjë prej tyre nuk është një gabim që buron prej qëllimit për të përfituar në kurriz të tjerëve dhe nga thellësia e shpirtit u them sot të gjithëve, se kurrë nuk kam qenë më i bindur dhe më i motivuar për të merituar besimin e tyre. Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë europiane!

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 20/07/2022 17:56

    Ky eshte lajmi qe kane pritur te gjithe bravo Edi na nderove

    Përgjigju
  • Vangjel: 20/07/2022 17:55

    Ju lumte o z Rama qe i keni dhene Shqiperise kete lajm te mrekullueshem

    Përgjigju
  • Ilir: 20/07/2022 17:54

    Lajm shume i bukur ky z Rama keni punuar shume per te arritur ne kete pike

    Përgjigju
  • Gani: 20/07/2022 17:44

    Ky esht nje lajm me te vertet i mire per te gjithe shqiptaret ku ndodhen me ju do jemi gjithmone me koken lart

    Përgjigju
  • Toni: 20/07/2022 17:43

    Na keni bere krenare me punet tuaja z.kryeminister jemi me fat qe qeverisemi nga ju,keshtu vazhdoni

    Përgjigju
  • Goni: 20/07/2022 17:15

    Dite te tilla pacim gjithmone

    Përgjigju
  • Eni: 20/07/2022 17:14

    E falenderojme mijera here zotin Rama per kete lajm te mire

    Përgjigju
  • Andja: 20/07/2022 16:49

    Ky eshte lajmi me i mire i dekades o gjigand halall qumshti i nenes perpiqu te na fusesh ne europe sa me shpejt

    Përgjigju
  • Oltjan: 20/07/2022 16:49

    Jemi teper te lumtur dhe krenare qe Shqiperia mori nje tjeter kthese pozitive! Dhe kjo gje fale punes, kembenguljes dhe durimit qe ju treguat z.Rama perball cdo sfide qe kemi hasur!

    Përgjigju
  • Bora: 20/07/2022 16:48

    Te lumte o gjigand vetem me tye ecim perpara keshtu jemi ne europe te gjithe bashke si shtet i madh i ballkanit te bashkuar

    Përgjigju
  • Klodi: 20/07/2022 16:47

    Nje dite teper e rendesishme! Nje dite e cila na kujton punet,projektet, vullnetin dhe durimin qe kemi pasur per te realizuar te tilla finalizime!

    Përgjigju
  • Kloi: 20/07/2022 16:43

    Falenderimet i takojne vetem kryeminstrit tone te mire ???? Me ne fund u hapen negociatat per Shqiperine dhe shpresoj qe sa me shpejt ne BE tashme

    Përgjigju
  • Geri: 20/07/2022 16:41

    Vetem ju do na coni ne Europe kryeminister Edi????

    Përgjigju
  • Erisa: 20/07/2022 16:25

    Nje lajme shume i mire per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen.

    Përgjigju
  • Anisa: 20/07/2022 16:23

    Edi Rama gjithmon na ka bere krenar dhe shpresojm te marrim prap lajme sa me te mira.

    Përgjigju
  • Jonis: 20/07/2022 16:13

    Isha i sigurt qe z. Rama kishte per ta arritur kete qellim me te gjitha marredheniet qe krijoi gjate ketyre koheve.

    Përgjigju
  • Miri: 20/07/2022 16:12

    Nje lajm shume i mire per te gjithe ne qe me ne fund u hapen negociatat per Shqiperine.

    Përgjigju
  • era: 20/07/2022 16:07

    me ne fundd ia arritem qellimit tone

    Përgjigju
  • Tipi: 20/07/2022 16:07

    Si skenderbeu kur vajti ne kruje ashtu edhe rama qe erdhi nga europa

    Përgjigju
  • lea: 20/07/2022 16:07

    Nje dite plottt gjalleri per vendin tone e gjithe kjo fale punes se qeverise se Rames

    Përgjigju
  • Kasandra: 20/07/2022 16:05

    Nje ceremoni ku do doja te isha pjese por nuk ja arrita

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 20/07/2022 15:02

    O km,Dite e Re per SHQIPËRINË@SHQIPTARËT do jete ajo dite kur ne pushtet te mos jete më KLANSEKTI PS,PD,LSI.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën