Kryeministri Edi Rama ka palarajmëruar sot në kuvend se një tjetër ‘non grata’ do të shpallet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa ka folur në Kuvend Rama tha se opozita e shikon Departamentin e Shtetit në Shtetet e Bashkuara ‘si një byrektore si mund ta mendoni që furnizohen nga unë dhe gjiza ime’, duke iu referuar informacioneve që e shpallën ‘non grata’ Sali Berishën’.

"Tani e dini kush është më e bukura në këtë histori me histeri propagandistike? Flasin dhe akuzojnë ata që kur ishin në qeveri paguan miliona, miliona këta nga taksat e shqiptarëve, janë të shënuara për lobim në SHBA për të na goditur ne, ju dhe mua bashkë duke eksportuar më kamion lobistësh të mirënjohur për hir të së vërtetës, amerikanë gjyle të panumërta në Ëashington. Sikur non gratat të nxirreshin me lek si byrekë nga sporteli i Departamentit të Shtetit këtu vetëm Pandi Majko do kishte shpëtuar nga ne që jemi këtej pa u damkosur jo non gratë, imagjinoni ku do ishin Fatmiri me Gramoz Ruçin bashkë me mua po e po. Do ishim non grata dhe jo me damkë e jo për të bërë thirrje për të dalë për protesta, por s’do dilnim dot nga shtëpia. Ka 100 vjet që kjo botë thotë që Amerika blen, Amerika palos, Amerika dyllos kë të dojë, por ja që bota s’kish parë gjë akoma se dolët ju nga Lana që zbuluat se Amerikën e bleka deri dhe një farë Edvin Kristaq Rama me banim në Surrel, e paloska Amerikën me gjithë FBI-në një Goni Goni nga Tropoja që banon në Bronks dhe në fund pastaj për lezet e dylloska me gjithë CIA-n një Dori Duçka nga Shqipëria, poli agjent që banon te kthesa e TEG-ut. Pika, pika kush e ka qeverisur Shqipërinë", tha Kryeministri. 

Në fund po me batutë ai e paralajmëroi një tjetër ‘non grata’.

“Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëerë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.

Nuk dihet ende se për këtë e ka fjalën Kryeministri Rama për t'u shpallur 'non grata'. Kujtojmë se para se Sali Berisha të futej në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte po Rama i cili dy vite para e pyeste jo pa qëllim: "Sali me dash e kalon dot oqeanin".  Sali Berisha u shpall ‘Non Grata në 19 maj 2021, ku Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken me anë të një njoftimi shkruante “Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri tani ka sanksionuar deri tani 5 persona 'non grata' në Shqipëri, ish deputetin Aqif Rakipibiznesmenin Ylli Ndoqi, ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, ish deputetin dhe biznesmenin Tom Doshi