Pas Llallës, SHBA shpall 'non grata' edhe deputetin Tom Doshi e familjen e tij

Tom Doshit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA. Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni, shkruan Zëri i Amerikës. Një vendim ky i prapritur nga Uashingtoni, pasi ndaj Doshit nuk ka akuza të artikuluara publikisht nga institucionet ligjzbatuese.

Në vendimin e publikuar në faqen e DASH, thuhet se "në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë". "Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik".

Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.

Djali i madh i Tom Doshit, James Doshi është një personazh i njohur nga mediat për jetën e tij luksoze, pasi herë pas here ekspozon automjetet super të shtrenjta që disponon. 


(James Doshi, djali i madh i Tom Doshit) 

Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. 

Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t'i miratojë privatisht ose publikisht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 19/11/2021 22:31

    Familja doshi familje malsore e nderuar

    Përgjigju
  • Arben: 17/04/2018 15:27

    Fundi i parlamentarizmit ishte 1997. Pas ketij viti bodigarte, boksiere, kamioniste,kriminele, e bandite u bene 50 me 50 me deputetet me grada reale shkencore. Te tille ishin edhe keto dy te listes se zeze te departamentit te shtetit.

    Përgjigju
  • Fredi: 17/04/2018 00:27

    Po more Tom po, te rre mendja se nuk e dine ata si e privatizove Profarmen dhe me cfare parash. Kujton se nuk e dine sesi ja nxive jeten dhe e kercenove me jete italiani, pronarin e Prodentalfarma dhe tani ne ate vend ke bere vilen prallore. Ti nuk ke marre pjese ne tendera? Hahahahaha Toma me diplome te blere ne Tetove. Kot donte te te vriste Likja ty? Jo ore Tom jo se e di mire persene, perzjerrsi qe ti e fut me license pluhur dhe qe duhet ta shesesh leng. Po Santon, ortakun tend perse e vrane? Ehh mor Tom qe ende se ke kuptuar qe te jesh ne ate liste te zeze te bejne qe neser te ta heqin edhe nenshtetesine australiane dhe ti keputin nje te sekuestruar pasurive qe ke aty. Prape ti ke para te jetosh si mbret me breza por merre shtruar, nga frika e Like floririt po leviz me makine te blinduar, nga amerikanet nuk shpeton dot edhe po te futesh ne bunker atomik.

    Përgjigju
  • Faik: 16/04/2018 22:12

    Ky LLaLLa Mavria nuk e kupton se çdo të thotë të jesh në LISTËN e ZEZË të SHBAve !? Ose është injorant dhe Budalla ose i ka thënë votes tij dhe Familjes tij "ik pirdhu"!!!! O LLALLA KRIMINELI as SADAM HYSEJNI me MUAMAR GADAFIN nuk ishin nê LISTËN e ZEZË të SHBAve , dhe ti e mban mend shumë mirë se çju ndodhi atyre !!! Vetëm BIN LADENI ishte në LISTËN e ZEZË të USA dhe e mban mend se çfarè i ndodhi edhe atij ! Të jesh në LISTËN e ZEZË të SHBAve , është më mirë ti japësh fund jetës , sepse nga momenti në moment mund të EKZEKUTOHESH apo të Pësosh ndonjë HELMIM apo ndonjë AKSIDENT nga NAVY SEAL , FBIja , CIA apo SECRET SERVICE AMERIKAN , sepse konsiderohesh ARMIK i AMERIKËS për sa kohë merr Frymë !!! Ti ke punuar KUNDËR REFORMËS në DREJTËSI dhe REFORMA ishte dhe është INVESTIM AMERIKAN në SHQIPËRI O LLALLË Damllaja dhe i bëre VARRIN VETES o MAVRI me Bojë ! Të punosh kundër Qeverisë AMERIKANE ke mbaruar! O popull mos u Çudisni po dëgjuat ndonjë Lajm të Keq për LLALLË ZIUN !?! Edhe në Gjermani edhe në Shqipëri , sepse kur je në LISTËN e ZEZË të USA,je i Survejuar dhe i Kontrolluar kudo që të shkosh derisa të ELEMINOJNË Fizikisht !!!! Sa për Tom Doshin NO COMENT , sepse nuk më vjen mirë , sepse Toma të paktën e dha VOTËN e tij gjithmonë për REFORMËN dhe pro SHBAve. GOD BLESS DONALD LU ! RROFTË DONALD LU , sepse është i pari Ambassador AMERICAN në Shqipëri në këto 28 Vjet Maskarallik që ju Shpalli LUFTË FRONTALE HAJDUTËVE të Politikës LAVIRE 28 Vjeçare ! THANK YOU , THANK YOU MS DONALD LU.

    Përgjigju
  • xXx: 16/04/2018 21:59

    Po Like shtangistit kur do ja hiqni vizen per Amerike...

    Përgjigju
  • Doktori: 16/04/2018 21:43

    Vazhdo e blloko anesteziket lokal,dhe te tjera barna ,per te shitur skadencat e depove te profarmes .. Vazhdo si ke ber qe fusje ne tenderat e spitaleve barna me skadence 1javore ,per ti riterhequr perseri me fatur miliona € ..vazhdo vazhdo..ti e di shume mire se nga po te vjen goditja.. E verteta vonon ,por nuk haron.

    Përgjigju
  • Tani: 16/04/2018 21:20

    tom spijuni

    Përgjigju
    • ana: 19/11/2021 22:32

      vetem spiun qe nuk osh tomi

    • Ti tani: 17/04/2018 00:39

      Do jesh na vlora e vella

  • Aja: 16/04/2018 20:51

    Drejtsia vonon por nuk harron

    Përgjigju
  • Kush ?: 16/04/2018 20:27

    Tani e ka radhen largqofti Berishe per tu shpallur moshyrja ne SHBA. Po presin arrestimin pastaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë