Më 8 gusht të vitit 1991 mijëra shqiptarë u nisën nga brigjet e Durrësit me anijen "Vlora" për një jetë më të mirë drejt Italisë.
Ngjarja është përjetësuar në memorien e shqiptarëve si një histori tragjike e një populli të vuajtur gjatë viteve të diktaturës që linte pas atdheun për të nisur një jetë të re plot sfida e sakrifica në emigracion. Rreth 20 mijë shqiptarë u ndanë me familjarët e tyre atë ditë.
Por për kryeministrin Edi Rama, sot historia është përmbysur. Ai ka postuar një "meme" që tregon sesi sipas tij kanë ndryshuar kohërat.
Në njërën anë dallohet anija "Vlora" me mijëra shqiptarë dhe në anën tjetër të fotografisë është po e njëjta anije.
Teksti dhe konteksti ndryshon. Majtas shkruhet: "Shqiptarët nisen për në Itali 1991".
Të shumtë janë italianët të cilët këtë vit kanë zgjedhur plazhet e Shqipërisë të bëjnë pushimet. Gazetari italian Davide Carlucci ka qenë në Ksamil ku një n tre turistë janë italianë. Në reportazhin e publikuar online në “La Repubblica” Carlucci përshkruan pse për italianët Ksamili është kthyer në Maldiven e Europës
Komente












Z.Rama,kjo eshte nje shaka pa lezet.
PërgjigjuËndërro me presh si Tritani ti
Përgjigju