Edi Rama propozon në krye të
ushtrisë këshilltarin e Nishanit

Edi Rama propozon në krye të<br />ushtrisë këshilltarin e Nishanit
TIRANE- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar dje me propozim të kryeministri Edi Rama në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Jeronim Bazon. Në këtë detyrë, Bazo zëvendëson Gjeneral Major Xhemal Gjunkshin, i cili pak ditë më parë u dorëhoq. Po kështu Presidenti Nishani dekretoi lirimin nga detyra të Gjeneral Gjunkshit. Jeronim Bazo ka punuar së fundmi këshilltar Ushtarak i Nishanit, nga gushti 2012 e deri tani. Ndërsa më herët ka punuar drejtor i Planifikimit të Mbrojtjes në FA.

Bazo ka kryer një sërë detyrash btë rëndësishme ushtarake ku në vititin 2007 udhëhoqi punën për planifikimin dhe zhvillimin për herë të parë të Kursit të Lartë për Studime për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Zhvillimi i këtij kursi me pjesëmarrje ndërkombëtare ishte një ndër elementet mbështetës në përpjekjet e Shqipërisë për tu bërë një vend anëtar i NATO-s, në vitin 2009.Ndërkohë që gjatë periudhës 2010-2012 Bazo drejtoi Drejtorinë e Planifikimit të Mbrojtjes në SHP të FA-ve, në një periudhë e rëndësishme për Shqipërinë si një anëtare e re e NATO-s.

Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën

Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën