Edi Rama, sërish përballë së keqes…

Edi Rama, sërish përballë së keqes…

Edi Rama

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, edhe kësaj here, ka përballë një vehtes një të “keqe” të madhe. Eshtë më e madhe se tërmeti, epidemia COVID-it, është beteja me aleancën që  mendon, punon dhe vepron në dëm të interesave të vendit. Mjafton të  kujtosh dhe renditësh, rastet kur kjo opozitë e shkatërruar, gjithmonë ka mundur dhe është përpjekur të punojë kundër interesave kombëtare, për të thënë se “Edi Rama, do ta përballojë edhe këtë krizë”. Kjo pasi, Edi Rama, mbetet “njeriu i përballimit  të krizave” në këtë vend.

Ai si askush tjetër, ka patur përballë qysh ditët e para të qeverisjes tij, skenaristin e krizave, skenaristin e dhunës, protestave antikombëtare, dhe e ka mundur. Dihej se Berisha, do të bënte diçka dhe gjithçka, që ardhja e liderëve të Bashkimit Europian në Tiranë, të zbehej, dhe ti tregonte atyre se “ky vend nuk ka siguri, nuk ju mirëpret, sepse ju nuk begenisni ish-liderin historik të PD”. Por do t’ja arrijë ? Natyrisht që nuk mundet, të dëmtojë as imazhin e vendit, as përpjekjet e Edi Ramës për të integruar vendin në BE, ashtu siç nuk do të arrijë të sensibilizojë asnjë prej liderëve të BE-së, me protestën e stisur për interesa personale të tij. Me Berishën kryetar partie, kjo PD, e ka të pamundur të rinovohet, të ribashkohet, të hapet për elita të rinjsh, pasi atje mbizotëron fryma bajraktariste e Berishës. Rrëmuja, trazirat, dhuna, shkatërrimi, nxirja e faqes së Shqipërisë në shqip dhe gjuhë të huaj, janë misioni i kësaj opozite destruktive.

Ata nuk e duan zhvillimin, ata duan shkatërrimin, ata nuk e duan integrimin, pasi duan rikthimin në kohën e rrumpallës institucionale. Edi Rama, e ka detyrim dhe obligim para socialistëve dhe demokratëve antiberishë, të përballet me këtë të keqe të madhe. Politika shqiptare, ka 32 vjet që mbahet e mbërthyer nga bajraktari i PD Sali Berisha. Ka 32 vjet, që  vendi mbahet peng i tensioneve, presioneve dhe paralajmerimeve për dhunë, nga lideri i një partie, që veç e lirë dhe demokratike nuk ka qenë, dhe nuk është edhe sot.

Sali Berisha, skenaristi i  fushatave tensionuese, natyrisht pas “kandidatëve  humbës të primareve”, ka gati skenarin e mosnjohjes së rezultatit të 14 Majit. Ai gjithashtu, ka gati edhe  skenarin “e reagimeve paqësore”, ku priten protesta të dhunshme në Tiranë dhe rrethe. Sali Berisha, ka 32 vjet që tmerron me gjuhën e presioneve dhe dhunës në ekrane dhe bulevarde,tre breza të rinjsh, që sot nuk e konceptojnë  dot faktin, se si  në 2022 , në Shqipëri politika mbjell  mungesë  shprese për të ardhmen e tyre.

Edi Rama, e ka detyrim për të rinjtë e këtij vendi, të përballet me të keqen e rradhës, e ka detyrim moral dhe politik para shqiptarëve, të fitojë edhe këtë krizë politike, përballë një aleance  destruktive, për ti siguruar  Shqipërisë rrugëtimin e sigurtë drejt progresit dhe familjes së madhe Europiane.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elsa: 24/11/2022 18:26

    Ai di si ti perballoj

    Përgjigju
  • Joni: 24/11/2022 15:36

    Ti i ben balle cdo gjeje

    Përgjigju
  • Toni: 24/11/2022 15:36

    Cdo te keqe ti e perballon shume mire

    Përgjigju
  • Eno: 24/11/2022 15:29

    Keta te pd jane te kulluar nga koka ne kemb ne fake e prandaj dhe kur gabojn te tjeret se kuptojn dot

    Përgjigju
  • Ani: 24/11/2022 15:26

    Zoti rama mos u mer me keta se kan kry pune me kohe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja