Edi Rama: Të hënën dorëzojmë
në Kuvend projektbuxhetin e ri

Edi Rama: Të hënën dorëzojmë<br />në Kuvend projektbuxhetin e ri
Mëngjesin e së hënës, Këshilli i Ministrave do t’i dorëzojë Kuvendit projektbuxhetin e ri. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se në këtë mënyrë Kuvendi do të ketë më shumë kohë në dispozicion për të diskutuar këtë projektbuxhet me grupet e interesit. Nga ana tjetër, edhe deputetët kanë më shumë hapësirë kohore për ta diskutuar atë me të gjithë zgjedhësit në mbarë vendin.
 
“Ditën e hënë në orën 08:00 Kuvendit do t’i dorëzohet projektbuxheti i ri, dhe për herë të parë Kuvendi do të ketë gjithë hapësirën kohore të nevojshme për të shtrirë diskutimin për buxhetin e ri me të gjithë grupet e interesit. Po kështu edhe deputetët do kenë mundësi për ta diskutuar me të gjithë zgjedhësit”, u shpreh kryeministri Rama.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Premiera e filmit serial 'Prokurori' pritet me interes nga publiku, Ylli Ujka: Pas Tiranës dhe Prishtinës do të shfaqet edhe në të gjithë diasporën shqiptare

Premiera e filmit serial 'Prokurori' pritet me interes nga publiku, Ylli Ujka: Pas Tiranës dhe Prishtinës do të shfaqet edhe në të gjithë diasporën shqiptare