Edi Rama zgjedh "Gani Bobi-n"
si këshilltarin e tij për rajonin

Edi Rama zgjedh si këshilltarin e tij për rajonin">
TIRANË - Kryeministri në pritje ka zbuluar një tjetër emër të stafit të tij të ngushtë. Përmes faqes së tij në facebook Edi Rama ka bërë pubilik emrin e këshilltarit të tij për cështjet e rajonit. Ai është Shkëlzen Maliqi.

Shkëlzen Maliqi veç të tjerash është edhe themeluesi i kompanisë “Gani Bobi”, që duke filluar nga viti 2005 ka parashikuar humbjen e Partisë Socialiste në zgjedhje, duke përfshirë edhe humbjen e thellë të Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës në zgjedhjet lokale të vitit 2011.  "Gani Bobi" ka punuar gjithmonë në Shqipëri i kontraktuar nga Klan, televizioni më i afërt me qeverinë e Sali Berishës. 

Me një shqipe të çalë, gjatë të gjitha zgjedhjeve të fundit, Maliqi parashikonte në studiot e televizionit Klan një humbje dërrmuese të Rames në zgjedhje. Keto parashikime apokaliptike për kryeministrin e zgjedhur, kane shkaktuar jo vetem të qeshura në opinionin publik, por dhe akuza të ashpra të drejtuesve të Partisë Socialiste si sondazhe të sponsorizuara nga makineria propagandistike e Berishës.
 

Pavarësisht kësaj, Shkelzen Maliqi pritet të jetë një nga pjestarët e stafit të Ramës. " Nje intelektual i mirënjohur dhe i mosvarrur do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në rolin që parasheh për Shqipërinë në rajon program i Rilindjes". shkruan ne faqen e tij ne facebook kryeministri Edi Rama.

Në shënimin e tij në faqen personale Rama ka bërë të ditur edhe faktin se kabineti i tij i ardhshëm do të ndryshojë thellësisht nga aktuali. 

“Kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë thellësisht. Numri i madh deri më sot i këshilltarëve do t'ia lërë vendin një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes”. 

Sipas tij, kjo zgjedhje është bërë pasi Shqipëria do të ecë më shpejt drejt Kosovës dhe fqinjëve në tërësi.

“Ne duam të ecim më shpejt në drejtim të Kosovës e të fqinjëve të shqiptarëve në tërësi, për të mundësuar të gjithë bashkë projektin e një rajoni plotësisht të integruar në Europën e Bashkuar.

Marrëveshja e Kosovës me Serbinë ka shënuar fundin e konflikteve të bartura nga ish-Jugosllavia dhe ka hapur një horizont të ri mundësish që na takon ne, njerëzve të këtyre territoreve t'i kthejmë në zhvillim ekonomik, social e kulturor rajonal pa humbur vite të tjera të çmuara. Shkelzen Maliqi na është bashkuar për këtë qëllim të lartë fisnik”, shkruan Rama në profilin e tij në rrjetin social, Facebook.

maliqi
 

Pak ditë më parë Rama njoftoi për emërin e Gjeneralit Sandër Lleshi në postin e këshilltarit të Mbrojtjes.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë