Partia Demokratike është kujdesur që secili qytet i Shqipërisë të ketë një kauzë kyçe se përse qytetarët duhet të protestojnë. Sipas Partisë Demokratike, qytetarët e Durrësit duhet të protestojnë kundër blerjes së zgjedhjeve nga Rama-Dako. Gjithashtu sipas PD ata duhet të protestojnë për përgjimet që dolën për blerjen e zgjedhjeve nga grupi kriminal i Avdylajve me kryebashkiakun e Durrësit, përgjime të cilat i publikoi Zëri i Amerikës, një fakt që durrsakët e evidentojnë në parrullat e tyre.

Ndërkaq edhe Shkodra sipas PD, është një nga qarqet nga ku po vijnë më shumë protestues drejt Tiranës, në parrullat e tyre shkruhet "Rama ka marrë fund"

Kuksianët dhe tropojanët sipas PD, nuk harrojnë. Ata do të të jenë në protestë kundër qeverisë dhe arsyeja kryesore sipas tyre është Ardit Gjoklajn, djaloshin e vrarë në landfillin e Sharrës me origjinë nga Tropoja.

Lajmi kryesor:
5 orë flakë e bomba molotov Kryeministrisë, opozita mbyll protestën (VIDEO + FOTO)









