Edi Reja 'hap rrugën'? Italiani i Kombëtares: Do i propozoj Dukës një trajner shqiptar

Edi Reja 'hap rrugën'? Italiani i Kombëtares: Do i propozoj Dukës një trajner shqiptar

Kreu i FSHF dhe trajneri Reja

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja foli pas barazimit 1-1 të kuqezinjve në miqësoren me Arabinë Saudite të luajtur dje në Abu Dhabi. Italiani tregoi se pasi ai të mbyllë kapitullin me Shqipërinë, do i propozojë kreut të FSHF emrin e Ervin Bulkut për trajner të ekipit A. Për Rtsh, Reja sqaron se Armand Duka është i orientuar me trajnerët italianë, teksa ka ardhur koha që një shqiptar të jetë në krye të stolit.

“Ervin Bulku ka bërë shumë mirë. Kam qenë me të në Kroaci dhe i kam ndjekur nga afer ndeshjet e tij ku fitoi me Kroacinë dhe Suedinë. Unë mendoj se është një nga ata që mund të jetë gati pë të marrë drejtimin  e Kombëtares. Kur unë të mbyll kapitullin do ta propozoj. I duhet pak eksperiencë por mendoj se është gati.

Armand Duka është i orientuar drejt trajnerëve italianë por mendoj se ndoshta kur unë të largohem, ai duhet t’i besojë një trajneri shqiptar. Po punojmë në këtë aspekt për të rritur sa më shumë nivelin dhe vlerat e trajnerëve shqiptarë. Jam i sinqertë dhe jam i sigurtë për atë që them dhe bëj. Duka dëshiron që të rritet niveli i skuadrave shqiptare dhe në të ardhmen mund të ketë trajnerë shqiptarë që vijnë në skuadren e parë dhe ky është mendimi dhe besim im”, tha Reja. Kujtojmë se Bulku është zëvendës i Rejës te kuqezinjtë dhe njëkohësisht trajner i U-17.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren