Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Letonisë në datën 9 shtator në Tiranë (20:45), duel ky që është më shumë se i rëndësishëm për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.
Barazimi 0-0 në Tiranë kundër Serbisë dhe rezultati 1-1 në Riga kundër Letonisë, ka sjellë një zbehje të kërkesës për bileta. Ndryshe nga çdo sfidë tjetër e Kombëtares, dueli i radhës nuk preferohet nga tifozët dhe në shitje ka shumë bileta, paçka se FSHF ndryshe nga herët e tjera ka hapur edhe një pikë fizike për shitje.
Të dala në shitje në datën 6 gusht online, interesi i ulët bëri që FSHF t'i nxirrte në shitje fizikisht, por interesi sërish është i ulët. Diçka e tillë vjen edhe pas thirrjes së Tifozave Kuq e Zi për refuzim, të cilët janë përjashtuar nga FSHF, pas përplasjes me Federatën për bashkorganizimin e Euro 2027 për 21-vjeçarët me Serbinë.
TKZ në një reagim të fundit thotë se ky është një 'guxim kundër një federate që është kundër popullit të saj'. Si të mos mjaftonte interesi i ulët, kujtojmë se UEFA ka dënuar FSHF-në me reduktimin e 20 përqind të numrit të kapacitetit të stadiumit për sfidën kundër Letonisë, kjo për shkak të thirrjeve raciste në sfidën e shkuar me Serbinë.
"Ju falenderojmë të gjithëve për guximin dhe për angazhimin që keni bërë deri tani, për refuzimin e një federate që është kundër popullit të saj, kundër tifozëve të Kombëtares. Ky refuzim, i ka detyruar që të sponsorojnë njoftimet në rrjete sociale për ndeshjet e Kombëtares, ndërsa që pak muaj më herët biletat "avulloheshin" brenda pak orëve", shkruan TKZ, që kujton se FSHF ka sponsorizuar postimin për biletat e ndeshjes, kjo prej interesit të pakët.
Gjithsesi, fakt është që në ndeshjet me rivalë të mëdhenj interesi është shumë i madh për të parë Kombëtaren, ndërsa në ndeshje më normale ky interes zbehet.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 21:56
Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?
-
Po
46.7%
-
Jo
46.8%
-
Jam i/e dyzuar
6.5%
Vota total: 4469
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Renditja/ Skënderbeu dhe Laçi nuk ndalen, Besa merr fitoren e dytë radhazi! U luajtën gjashtë ndeshjet e Kategorisë së Parë
7 Mars, 16:06
-
'Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin', Sylvinho për play-off-in e Kupës së Botës 2026: Kundër Polonisë e vështirë, por jo e pamundur
7 Mars, 11:31
-
FIFA nuk i fal borxhet, Vllaznisë dhe Tiranës i bllokohet merkatoja në hyrje
7 Mars, 08:50
-
Kalendari/ Raundi i 27-të i Superligës luhet në dy ditë, spikat derbi Dinamo - Partizani për zonën 'Final 4'
6 Mars, 13:43
-
Takim 'kokë më kokë' mes Sylvinhos dhe Muçit para play-off-it të Kupës së Botës, sulmuesi rezervon ftesën për në Kombëtare
6 Mars, 08:47
-
Çudirat e Sylvinhos në Kombëtare, 'refuzon' të afrojë futbollistin më të shtrenjtë që ka Shqipëria
5 Mars, 13:35
-
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja historike e Shqipërisë U-21 kundër moshatarëve të SHBA-së
5 Mars, 12:55
-
'Duhet dhënë maksimumi nga të gjithë', Zabaleta për ëndrrën Botëror: Kemi shansin të shkruajmë historinë e Shqipërisë
5 Mars, 12:10
-
Eliminimi në Kupë nga AF Elbasani, Partizani tregon pamjet dhe akuzon: Vjedhje, Hamiti të përjashtohet! Ne e shpallim 'non grata'
5 Mars, 10:51
-
Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale! Eliminohen Tirana dhe Partizani
4 Mars, 21:47
-
Të gjitha skuadrat janë në garë, sot luhen katër çerekfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë! Dinamo - Tirana zhvillohet në 'Air Albania'
4 Mars, 12:27
-
Jasir Asani në rolin e 'superheroit', ndihmoi futbollistin e Maqedonisë së Veriut të largohej nga Irani: Tre ditë pa ngrënë, bombat fluturonin mbi kokat tona
4 Mars, 11:20