Edicioni i 6- të i “Turtle Fest” zbret
në Drimadhes  në data 4,5,6 gusht

Edicioni i 6- të i “Turtle Fest” zbret<br />në Drimadhes  në data 4,5,6 gusht
Turtle Fest hyn në edicionin e tij të 6-të si një histori e konsoliduar suksesi, një realitet artistik dhe kulturor gjithnjë në zhvillim, i cili vit pas viti pasurohet prej entuziazmit dhe sharmit të pjesmarrësve, të cilët janë padiskutim pjesë e familjes së madhe të Breshkës.

Një festë e bukur kampi, si e tillë fillon historia 6 vjeçare e Turtle Fest, tashmë një prej festivaleve muzikore më të mëdha në vend, e cila në 3 ditë dhe 3 netë mbledh Dj-ët më të rëndësishëm të skenës Alternative Europiane & Shqiptare dhe numëroi edicionin e kaluar pjesëmarrjen e mbi 4500 adhuruesve të muzikës.

 "Një histori e fuqisë së imagjinatës, e dëshirës së madhe për muzikën dhe për të qenë pjesë e një yjësie të shndritshme artistike dhe shoqërore". Të premten, të shtunën dhe të dielën e datave 4,5,6 Gusht 2017, Ishulli i Breshkës zbarkon për të 6-in vit radhazi në plazhin përrallor të Drimadhesit për të hapur dyert e Festivalit më të madh Open-Air Shqiptar, Turtle Fest.

Në mbrëmjen e tij të dytë, Turtle Fest ka arritur të sjellë për herë të parë në Shqipëri një emër absolut si Riva Starr, një bashkëpunim me Electronic Beats i cili premton të jetë i paharrueshëm! RIVA STARR, i njohur ndryshe si Stefano Miele ka shënuar tashmë emrin e tij në jetën e natës londineze.

Përveçse një ndër Dj-të më të vlerësuar, ai është producent dhe zotëron shtëpinë e tij të prodhimit

“Snatch Records”, i cili ka krijuar një ndër larrierat më të larmishme deri më sot, duke ndryshuar stil dhe duke thyer vazhdmisht barrierat e zhanreve muzikore.

Nga Glastonbury, tek Fuji Rock Festival e deri në Tomorroëland, Riva Starr ka arritur të ndezë çdo skenë ku ka performuar.

Tashmë, Snatch! zotëron hapsirën e saj në Creamfields [ndër festivalet më historike në Mbretërin e Bashkuar], teksa në karrierën si muzikant, Starr ka bashkëpunuar me emra si Jamiroquai, Fatboy Slim apo London Grammar.

Ajo çka e bën Riva Starr të pangatërrueshëm është aftësia e tij për të lëshuar një hit absolut i cili

arrin majat në platforma si iTunes, dhe njëkohësisht të krijojë himnin e ri të muzikës underground, duke prodhuar për kompani muzikore si Cajual, Hot Creations apo Moon Harbour.

I mbështetur nga emra si Giles Peterson, Jamie Jones, Matthias Tanzamann e deri tek legjendari Pete Tong, Riva ka arritur të krijojë emrin e tij si një ndër muzikantët më solid në treg dhe në preferencat eRiva Starr do jetë Headliner në natën e dytë të Turtle Fest, në 5 Gusht 2017!

Emra të tjerë të muzikës do i bashkohen në këtë mbrëmje, dhe emra të tjerë legjendarë të skenave botërore do kryesojnë mbrëmjet e tjera të ketij festivali!

Për këto arsye dhe të tjera, edhe këtë vit si çdo vit ose për të parën herë, #zgjidhMuziken , #zgjidhNetetplotYje , #zgjidhPlazhin , #zgjidhBuzeqeshjet , #zgjidhDashurine, #zgjidhShoqerine #zgjidhTurtleFest … dhe bëhuni gati të përjetoni aventurën më të madhe muzikore verore ku kryefjala e saj do të jeni ju.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja